Një temë e pa trajtuar deri më tani...!

Diaspora

Një temë e pa trajtuar deri më tani...!

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 07:43
Beqir M. Cikaqi, në promovimin e librit

Të nderuar të pranishëm,

Është kënaqësi e veçanet, që ndodhemi në këtë aktivitet, si  event i rëndësishëm për nga përmbajtja, për nga pjesëmarrja, si dhe për nga kualiteti.... me rastin e promovimit të librit të titulluar: GJAK E JETË I DHANË LIRISË, të autorit Selim Musaj.

Unë kam vlerësuar se në këtë ditë korriku freskia më e madhe e imja dhe e të tjerëve pjesëmarrës, është ky aktivitet, se sa uji i detit që nuk është larg na këtu. Me siguri pajtoheni me këtë konstatim,edhe ju  të nderuar  të pranishëm!... E indikator për këtë është veprimtari, studiuesi, historiani, publicist, krijuesi,... tashmë i dëshmuar jo vetëm në atdhe por edhe në migracion, profesori i nderuar,zoti Selim Musaj, apo ndryshe siç na pëlqen ta thërrasim Baca Selim. Duke thirrur kështu na kujton Bacë Bajramin, Mic Sokolin, Ali Ibrën, etj... të dëshmuar për atdhedashuri me origjinë nga Tropoja dhe Malësia e Gjakovës nga ka prejardhjen edhe autori i Librit GJAK E JETË I DHANË LIRISË, që sot po promovohet këtu në Treviso të Italisë. Dhe,  përderisa të përmendurit, atdhedashurinë e kanë shprehur me grykën e pushkës, ky po e shpreh me majën e penës, për të iu mundësuar brezave të cilët janë e që do të vijnë, ta njohim drejtë historinë  e lavdishme të popullit shqiptar.

Përndryshe,Selim Z. Musaj, është i lindur në Selimaj të Geg-Hysenit, në një familje me tradita atdhetare e patriotike, i biri dhe nipi i tre dëshmorëve .Ka studiuar në Tiranë. Prej vitesh jeton në Itali.

Unë kam pasur fatin ta njohë këtu në Itali. Shkas i njohjes së ndërsjellë, ishte aktiviteti për migracionin tonë shqiptar. Në mënyrë që më pas në shumicën e rasteve ishte i përbashkët dhe i koordinuar, si: për Festat e Flamurit, përkujtimore për Ukshin Hotin, kolonel Tahir Sinanin, etj...

Mosha (mbi 70 vjeçare) aspak nuk e ka penguar të zhvilloj aktivitet atdhetar... Është shquar me kontributin e tij sidomos të UNIKOMBI në migracion, ku selinë kryesore e ka në Treviso. Dhe jo rastësisht mban titullin Kryetar nderi i UNIKOMBIT . Zoti Musaj, është i pranishëm në çdo aktivitet që zhvillon migracioni shqiptar në provincën e Trevisos,... por edhe në Bassano, Bolonje, Bresha, Milano, etj, madje shpesh edhe jashtë Italisë, si në Kopër të Sllovenisë, Villah të Austrisë, e deri në Luzano të Zvicrës, etj.

Falë bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me profesorin e nderuar z. Selim Musaj, pata kënaqësinë - duke u ndier i privilegjuar  ta kem ndër të parët këtu në Itali librin GJAK E JETË I DHANË LIRISË, dhuratë nga vet autori në mbrëmjen e 10 qershorit. Më bëri përshtypje titulli, dhe me padurim pritja ta lexoja. Por kur morra për obligim ta paraqes një opinion për ditën e promovimit të këtij libri, krahas privilegjit ndjeva edhe një përgjegjësi,  si ndaj autorit Selim Musaj, po ashtu edhe ndaj personazheve në libër...

  Autori është një studiues i mirë i rrethanave të historisë, sidomos atë të Malsisë Gjakovës, Rrafshit Dukagjinit, Kosovës  Dardane  që ndodhen në zemër të trojeve etnike shqiptare. Ky libër vjen pas dy botimeve tjera tematiko-historike kushtuar të rënëve për lirin e atdheut.

Me këtë rast autori ka zgjedh një temë të pa trajtuar deri më tani, siç është roli i femrës për liri e pavarësi kombëtare.

Që në fillim, më bënë përshtypje fjalitë motivuese të nënës shqiptare kur e përcjellë djalin në mbrojtje të vatanit: 
“ Lufto birë ti për Shqipëri
në koftë nevoja po vij me ty.”

Autori Selim Musaj, në pamundësi për të trajtuar gjithë kontributin e largët dhe të afërt për rolin e femrës në përpjekje për ti dal zot vatanit. Është ndalur në ngjarje të rëndësishme historike dhe kontributin e gruas malësore nga viti 1862, kur pushtuesit e Anadollit kanë sulmuar me topa Malësinë duke rrethuar Kullat e Sokol Ramës, e deri në luftën më të re për Çlirimin e Kosovës.

Intelektuali e veprimtari i çështjes kombëtare – Selim Musaj, krahas veprimtarive të tjera si themelues e drejtues  i organizatës së Dëshmorëve të Atdheut në Tropojë, ku ka botuar edhe librin kushtuar 660 dëshmorëve që ka treva e Tropojës. Vazhdon të merret me shkrime e publicistikë, duke shkruar për ngjarje historike gjatë shekujve në luftën për liri e pavarësi, për ruajtjen e identitetit kombëtar duke nxjerr në pah rolin e burrave, por pa anashkaluar edhe kontributin dhe rolin e gruas, pasi natyrisht femra përbën gjysmën e popullsisë...

Kështu, autori me vërtetësi e përkushtim ka grumbulluar faktografi të ngjarjeve e heroizmave të nënave, grave e motrave malësore, të cilat u gjetën përkrah vëllezërve e burrave të tyre në çdo betejë. Në këtë libër përshkruhen shembuj konkret të periudhave, si Gale Mulosmani – nëna e heroit të popullit Mic Sokoli, Shote Galicës, Bije Vokshit, 7 Motrave Bejtullahi në Gjakovë, Shkurte Sherbeti në Valbonë. Apo heroizmin e luftës së UÇK-së, ku trajton me profesionalizëm luftëtaret Xhevë Ladrovci, Gjyla e Llapit, Myrvete Maksutaj; Hyre Eminit, Yllka Domi.... Nuk është anashkaluar edhe qëndresa e nënave kosovare, si: Zahide e Sala Jashari, Aze Brahimaj...

Në libër autori trajton edhe  fenomene të rënda , rrëqethëse të nënave kosovare, si atë të nënës Trashe Sokoli, - ku bishat serbe  ja pushkatojnë tre djemt, nipin dhe mbesën, para syve të sajë, e ajo duke treguar virtytin e nënës shqiptare nuk nxjerr lot, madje iu thotë të tjerëve: “ Mos qani, tua bëni qejfin këtyre katilëve”... Libri është bukur voluminoz, dhe çdo personazh ka historinë e dhembjes e krenarisë , sikur  është fotoja ku paraqet nënë Zoje Prendi, me fotot e 5 djemve të vrarë e të varur në gjoksin  e saj.

Të nderuar të pranishëm, e dimë të gjithë se tani libra botohen më shumë se kurdoherë, derisa lexues ka më pak si asnjëherë, por mos të harrojmë se autor libri nuk mund të bëhet gjithkush...! Andaj  autorit Selim Musaj, edhe një herë e falënderojë për këtë libër që na ka dhuruar , me të gjitha të dhënat që na ka paraqitur. Gjithashtu i uroj shëndet në radhë të parë dhe inspirime për librin tjetër të radhës. Respekt profesor i nderuar, Selim Musaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat