Shqiptari i qëlluar me 14 plumba i ndalohet drejtimi i mjetit në Angli

Diaspora

Shqiptari i qëlluar me 14 plumba i ndalohet drejtimi i mjetit në Angli

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 11:45
Ilustrim

Një shofer shqiptar në Britani i ndaluar vozitja e mjetit për shkak se ishte në gjendje të dehur.

Bledar Kastrati po transportonte miqtë e tij pas një turneu futbolli, por dita i përfundoi me telashe, pasi u kap nga policia në gjendje të dehur. Policia i kreu një test frymëmarrje për praninë e alkoolit në “Radford Boulevard”, në Nottingham. Në makinë ndodheshin pesë persona.

Në stacionin e policisë, zyrtarët anuluar nëpërmjet telefonit një përkthyes për shkak se shqiptari 40 vjeçar pranoi të bashkëpunonte. Për këtë, iu ndalua 14 muaj udhëtimin me makinë dhe u gjobit me 120 paund dhe një shtesë prej 30 paundësh për koston e gjyqit.

Chris Wall, duke lehtësuar, tha se Kastrati arriti në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria në 2002.

“Ai pati një përvojë traumatike në Shqipëri pasi u qëllua 14 herë me plumba. Dy nga plumbat janë ende brenda trupit të tij dhe nuk mund të hiqen”, tha Wall.

“Kur ai u kthye kohët e fundit në atdheun e tij, ai ishte me një shok që u qëllua për vdekje dhe një kushëri i tij u plagos”, shtoi ai.

Gjyqtari e pyeti Kastratin nëse kishte ardhur me makinë vetë në gjykatë. “Erdha me një mik. E dija se do të penalizohesha”, tha ai.

Nëse shqiptari ndjek një kurs për rreziqet e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, atëherë do t’i zbriten 106 ditë nga dënimi 14 mujor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat