Zvicra do shpenzojë 1.5 miliardë franka për festën Kombëtare

Diaspora

Zvicra do shpenzojë 1.5 miliardë franka për festën Kombëtare

Nga: Fitim Dika Më: 1 gusht 2017 Në ora: 12:19
Festa Zvicra

Gjatë festës Kombëtare zvicerane është parashikuar të shpenzohet rreth 1.5 miliardë franka, kryesisht për fishekzjarre dhe birra. Këtë e ka konfirmuar përfaqësuesi helvet, Patrik Schellenbauer (53).

Në 1 gusht një problem tjetër për ekonominë është se askush nuk punon dhe këto shpenzime shkojnë deri në 2.8 miliard franka, shkruan “Blick”. Megjithatë gjithshka ia vlen për këto humbje, duke pas parasysh festën dhe kënaqësinë. Kjo festë i motivon zviceranët që të punojnë më shumë ditëve vijuese.

“Një ditë në vit ia vlen të jemi të qetë, për të treguar patriotizmin,” thotë ai.

Konfederata Zvicerane është krijuar më 1 gusht 1291, që festohet çdo vit si Dita Kombëtare e Zvicrës. Vendi ka një histori të gjatë të neutralitetit ndaj luftrave. Zvicra nuk ka qenë në gjendje lufte ndërkombëtarisht që nga viti 1815 dhe nuk iu bashkua Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2002. Megjithatë ajo ndjek një politikë të jashtme aktive dhe është e përfshirë shpesh në proceset për vendosjet e paqes nëpër botë. Zvicra është vendlindja e Kryqit të Kuq, dhe në të kanë selitë organizata të shumta ndërkombëtare, përfshirë edhe zyrën e dytë më të madhe të OKB-së. Në nivelin evropian, Zvicra është një anëtar themelues i Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë dhe është pjesë e zonës Shengen, edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Europian dhe Zonës Ekonomike Europiane./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat