FC Dardania, klubi i parë shqiptar në Austri të Epërme

Diaspora

FC Dardania, klubi i parë shqiptar në Austri të Epërme

Nga: Arber Berisha Më: 6 gusht 2017 Në ora: 17:47
FC Dardania

Në Austri të Epërme nga ky vit për herë të parë në garat kampionaletë futbollit po merr pjesë ekipi i FC Dardanisë i themeluar nga bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në ketë Bundesland. Ne telefonuam me kryesinë e klubit për tu informuar më gjerësisht dhe për të marr informacione nga dora e parë mbi themelimin dhe synimet që kanë.

 „Duhet ta kesh pasion sportin, të kesh dashuri dhe të kesh gatishmëri për të sakrifikuar mjete materiale e kohore, për të udhëhequr një klub sportiv në formë vullnetare, është punë shumë e vështirë, është civilizim dhe kulturë e një kombi,thotë kryetari i klubit RamizSelimi, ai gjatë bisedës tha se: ”Bërthama organizative e klubit përbëhet pikërisht nga njerëz të tillë, si Arditi, Elfati, Alberti, Gjevdeti, etj., prandaj pak rendësi ka se kushcilin pozicion ka, të gjithë po punojnë me entuziazëm dhe vullnet të madh pa dallim.” Kur ne filluam ta pyesim për themelimin e klubit Ramizi tha: “Pritni pak, se të gjithë do të flasim nga pak mbi aktivitetet tona të shumta që kemi, ja urdhëroni Albertin që do të ju tregon më shumë mbi themelimin.

 “Iniciues për themelimin e klubit të futbollit ishte shoqata Dardania, e cila ka vite që vepron në ketë Land”, tha Albert Berisha (Zv. Drejtor Sportiv në klub) i cili me tutje vazhdojë duke treguar edhe për emrin e klubit dhe zhvillimet tjera gjatë themelimit.  “Duke e parë një numër të shqiptarëve që jetojnë këtu dhe që nuk identifikohen me ketë emër, morëm vendim që shoqata asnjëherë të mos ketë më shumë se tre persona nga shtatë të mundshëm në kryesi. Ky ishte një lloji kompromisi për emrin dhe me ketë klubi tani është i të gjithë shqiptarëve pa dallim, pasi shumica e kryesisë nuk kanë asgjë të përbashkët me ketë shoqatë”. Alberti tha se: ”çdo fillim ka vështirësitë e veta, ashtu edhe ne nuk jemi kursyer nga to, kemi pasur probleme në shumë drejtime, na kanë munguar lojtarët, pastaj terreni sportiv, stafi i trajnerëve dhe kur kësaj i shtohen inatet shqiptare që kemi, mendoj është bërë një punë gjigande që shumë vështirë mund të realizohet në Austri.

ElfatMustafi nga Gostivari i Maqedonisë sekretar pranë klubit, tregon për vështirësitë në hulumtimin e lojtarëve sidomos të moshave të reja. “Iniciuesit e themelimit të këtij klubi nuk kishin lojtarët e nevojshëm, po as fushën! Vendosa që ta ndihmojë klubin, duke u angazhuar në hulumtim për fushën dhe për lojtarë. Nuk kurseva veten duke kërkuar djem të rinj rrugëve dhe zonave të gjelbërta deri sa arritëm numrin e nevojshëm. Tani kemi mbi 84 futbollistë nga të gjitha moshat. Kemi lojtarë të nacionaliteteve të ndryshëm, por bazamenti dhe shumica e tyre janë shqiptarë. Kjo më bënë shumë të lumtur dhe optimistë për të ardhmen. Pos kualitetit që kemi arrit të ofrojmë në skuadër, kemi edhe një klimë shumë të mirë të stafi dhe lojtarët. Arritëm gjithashtu të kontraktojmë fushën sportive në Fröbelstraße, e cila tani është shtëpia e jonë.” Përfundon bisedën e tij Roco siç e quajnë shqiptarët në Linz.

Ndërsa ArditDervishaj nga Peja thotë se falë angazhimit të kryesisë dhe disa shqiptarëve është arrit që të punohet në rregullimin e fushës dhe infrastrukturës në përgjithësi. Fusha ka qenë e dëmtuar shumë, pasi një kohë të gjatë nuk është luajt futboll aty. Falë punës dhe dëshirës së madhe tani ajo shkëlqen dhe është gati ta përballoj kampionatin. Edhe Arditi që ishte në vitet e kaluara lojtarë aktiv në Austri tregon për kualitetin që kanë në skuadër. Ai thotë se kanë ofruar lojtarë nga liga më të larta dhe se shumë shpejt do të ngritën në kategori më të larta.

Federata e futbollit në Austri të Epërme ka rezervat dhe dyshimet e saj për funksionimin e klubit nga një grup qytetarësh me prejardhje nga migracioni, sidomos duke njohur temperamentin e ballkanasve, për shkak të rregullave strikte që aplikon kjo federatë, por ne do të tregojmë Federatës të kundërtën që dimë të organizohemi si të gjitha ekipet tjera në Austri, thotë Ramizi.

Pa diskutim, themelimi i këtij klubi është mërit e sponsorëve, thotë Ramizi. Ai veçon sidomos Alban Thacin me Kompaninë e tij “THT ThaciTrockenbauGmbH” i cili në mbledhjen iniciuese insistojë me patjetër për deklarimin e sponsorëve në ofrimin e shumave për të mbështetur klubin dhe ky klub  pa asnjë dyshim mban vulën e Albanit si themelues i këtij klubi. Pastaj Kompania Blerim R. GmbHështë një nga mbështetësit kryesorë të skuadrës. Kompania e udhëtimeve Festimi Tours, Kompania G.A.D.A GmbH, CafeSkorpion dhe Kompania TusevaClean, janë po ashtu mbështetës shumë të rëndësishëm si dhe kompanitë tjera si: FADA GmbH, TrockenbauSpahija, FlugajGmbH, RamizSelimiVersicherungsmakler, MiftarZagragja, Shoqata Dardania, LulzimFejzullahi, PizzeriaGiovanni, Elas Men, CaffeAlba, HalimiTrockenbauGmbH, e mbështesin FC Dardaninë me mjete financiare.

Ndeshja e parë si vendas është me 27.08.2017 nga ora 17:00 , kundër Union Haidit

Me shumë mbi FC Dardaninë mund të informoheni edhe në faqen e federatës: http://vereine.fussballoesterreich.at/FcDardania/News/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat