Itali/Përdorte vëllain e tij binjak për të mashtruar policinë, arrestohet shqiptari me 500 mijë euro drogë

Diaspora

Itali/Përdorte vëllain e tij binjak për të mashtruar policinë, arrestohet shqiptari me 500 mijë euro drogë

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 14:15
Pamje nga aksioni

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 31 vjeç, në kuadër të një operacioni antidrogë ku është arrestuar një tregtarë i madh droge dhe janë sekuestruar disa kilogram kokainë dhe narijuanë.

Ai quhet Besmir Myrtaj, dhe u arrestua teksa hipte në një  Ford Fiesta të errët, prania e të cilës në zonë ishte raportuar më herët.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, policia gjeti dy çelësa, ku njëra kopje ishte për të hapur një apartamente në Via del Rio, i cili e ka përdorur atë në emrin e vëllait të tij binjak, Gazmenti që sipas mediave italiane jeton në Shqipëri.

Myrtaj synonte të mashtronte inspektimet duke përdorur emrin e vëllait, e ndërsa në apartament janë zbuluar edhe katër kilogramë materiale, përfshirë sheqer pluhur dhe sode buke, të cilat shërbenin për rritjen e volumit të kokainës.

Për të përzier drogën, përdorte një blendër për ëmbëlsira. Vlera e parashikuar e drogave të sekuestruar është rreth gjysmë milionë euro. Hetuesit tani janë duke u përpjekur për të rindërtuar rrjetin e trafikut dhe për të mësuar se nga ka ardhur droga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat