Shqiptarët nga Londra dhuruan audio sistem për Shoqatën e të Verbërve të Kosovës

Diaspora

Shqiptarët nga Londra dhuruan audio sistem për Shoqatën e të Verbërve të Kosovës

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 23:30
ilustrim

(E plotësuar) - Klubi rotarian "Prishtina-Dardania" ia dorëzoi sot Shoqatës së të Verbërve të Kosovës sistemin  audio për lexim. Pajimet audio janë dhuratë e shqiptarëve të Shoqates "Basketistat" nga Londra. Në emër të Klubit Rotarian "Prishtina- Dardania" ia dorëzoi kryetari Muhamet Beqiri, kurse në emër të Shoqatës pajimet i pranoi  drejtori ekzekutiv Megjid Foniqi. Ai falenderoi dhuruesit dhe rotarianët që u angazhuan për këto pajime. 

Klubi rotarian "Prishtina-Dardania" është shumë aktiv në të mirë të komunitetit. Kohë më parë solli ekipin e mjekëve amerikanë që kryen operacione kardiokirurgjikale të fëmijët me të meta të lindura. Ishte ky njëri ndër aktivitetet më komplekse e më të rëndësishme.

Djemtë shqiptarë të një shoqërie "Basketistët" në Londër blenë pajimet në vlerë prej 15000 paund  për Shoqatën e të Verbërve të Kosovës.

Pajimet kanë arritur në Prishtinë, ndërsa Klubi Rotarian "Prishtina Dardania" me 11 gusht, në orën 10  do t'ua dorëzohet Shoqatës së të Verbërve, në Qendrën Tregtare  Kodra e diellit, K. I-rë, hyrja lindore në zyrat e SHVK.

Pajisja është audio sistem për leximin e librave  dhe do të qëndroj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.   

Për informata më të hollësishme, mund ta kontaktoni kryetarin e Klubit të  Rotarianëve "Prishtina Dardania", Muhamet Beqiri, tel 049 113 628, ose emaili: [email protected]     
Klubi Rotarian "Prishtina Dardania". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat