Vargu i poetit mërgimtar , përmallim për atdheun

Diaspora

Vargu i poetit mërgimtar , përmallim për atdheun

Nga: Aziz Bytyçi Më: 14 gusht 2017 Në ora: 10:30
Kopertina e librit

Bajram Muharremi-Bistrica u lind në universin e fshatit Lumbardh(ish Bistricë) ,në Komunen e Albanikut (ish Leposaviqi) , në Shalën e Bajgores , është njëri nga poetet më të frymëzuar të diasporas sonë.Emri i krijuesit Bajram Muharremi është bërë tashmë i njohur në analet e poezisë , e sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtarëve tanë që jetojnë dhe krijojnë në mërgim.Kjo letërsi , e cila tashmë quhet e diasporas , e sidomos poezia , ka arritur t’i kultivojë shumë emra , sepse jo vetëm që janë të njohur , por e kanë trasuar edhe vizionin e tyre poetik dhe  krijues.Pa mëdyshe në mesin e tyre bënë pjesë edhe krijuesi dhe poeti i njohur Bajram Muharremi.Poeti ynë i njohur Bajram Muharremi në këtë përmbledhje më të re të poezive të tija “VULLKAN I FJETUR” ka hulumtuar ,por edhe i ka gjetur burimet e gurrta të frymëzimeve ku i shijon të gjitha nuancat dhe vargjet për t’i shprehur e paraqitur motivet , tematikën dhe format e tjera të shprehjes në poezi.

Reagimi shpirtëror , por edhe frymëzues i këtij poeti ndalet kryekëput në tri kulmet e trekëndeshit poetik : atdheut ,  lirisë dhe dashurisë që janë gurrat më të pashterrshme të vargjeve të poezisë së poetit.Dhe kjo nuk është e veçanta , madje as e veçuar , sepse autori depërton me penen e frymëzimit edhe nëpër katetet dhe hipotenuzen kryesore të këtij trekëndeshi që është jeta , sakrifica , problematika ,mërgimi dhe krajatat e tjera , të cilat bëjnë jetë në simbozë duke i dhënë e marrë njëra tjetrës atë që i nevojitet , atë që e kanë të domosdoshme , atë që e kanë kusht për të marshuar nëpër rrugët jetësore.Pra e gjitha në fund mund të themi se poezia si krijim është një dritë shpirtërore e vezulluese , e cila gjithmonë shfaq e reflekton diçka të re për të shëndrritur botën e vet të brendeshme.Me këtë vëllim poetik poeti ynë mërgimtar nga Skandinavia e largët Bajram Muharremi shënoi një ngritje të re në analet e poetikes së  vet . Bajram Muharremi , do të jetë ndër ata që ndihmuan në realizimin e mësimit të gjuhës amtare në skandinavi dhe tani përmes shkrimeve të tija ai do të jetë edhe njëriu ndër ata të cilët në këtë mënyrë kontribuan në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës , kulturës dhe traditës shqipe si vyrtytet më të larta të kombit.

Redaktori i librit “Gjurmë Atdhetarie” , të autorit tani më të njohur në analet e poezisë së shkruar të diasporas në librin e tij të fundit “Vullkan i Fjetur” Fetah Bahtiri thotë se :-eshtë një rast i vaçant për t’i vënë në pah disa fakte të cilat këtë vepër e bëjnë aq të rëndesishme dhe të vlefshme , sa që më të vertetë lë gjurmë atdhetarie dhe atdhedashurie jo vetëm për ditët e sotme por edhe për gjeneratat që do të vijnë pas nesh.

Për njeriun e vlerave , për mesuesin , për poetin dhe për shkrimtarin Bajram Muharremi në librin e tij “Vullkan i fjetur” , dha vlersimet e tija edhe Sokol Demaku. Bistrica e Bajram Muharremit edhe sot edhe pse në mërgim është dhe mbetet ajo që poeti e ka ndje por edhe sot e ndjen në shpirtin e tij edhe pse larg saj në mërgim. Kur flitet për Bajram Muharremin duhet të mendosh se flet për njeriun e sakrificave , për mergimtarin e ditëve të vështira në vendlindje , për kohën e pa kohë për ne , për kohën kur se cili kishte në kokë e mendje një të ardhme më të ndritshme , por duke menduar çdo herë në vështirësitë  që koha dhe regjimi paraqiste . Edhe në ditët e sotme në shkrimet e tij në prezantimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në  mërgatë , zë  vend të rëndësishem  ajo ndjenja e viteve të vështira për ne shqipëtaret në trojet tona , nën trysnin dhe shtypjen e pa mëshirë të regjimit të kohës dhe sundimit barbar sllav. Mërgimi është sakrifica për të ardhmën ,  jetë plotë brenga  e ndodhi , të gjitha pra këto janë  dëshmi që kanë një bazament  të fortë rezistues  për kulturen dhe traditen shqiptare.E  kjo është  puna atdhetare e  Bajram Muharremit e cila shfaqet  në shumë forma  gjatë tërë jetës së tij, thotë z.Sokol Demaku.

Bajram Muharremi, kuy poet i lirisë , krijues i letrave shqipe dhe shkrimtar që i kaloi të gjitha këto sfida deri më arritjen e Lirisë së Republikës së Kosovës , sot me vargjet e tija i cili që nga bankat e shkollës fillori , filloi te shkruaj dhe t'i këndoi me vargjet e tija te thurura mire e shume domethenese per popullin e tij ,  të shumë vuajtur , mërgimtarëvë që e lëshuan atdheun e tyre nga përndjekjet e regjimit sllavo serb , ai sot vargjet e tija i promovon në atdheun e tij, tani ne Kosoven e lire .Poeti Bajram Muharremi është gjerdan i poezisë së artë të tij që ndriqon në vargjet e tija .

BIOGRAFIA

Bajram Muharremi-Bistrica është i lindur më 25 gusht 1955 në fshatin Lumbardh(ish Bistricë ,komuna e Albanikut (ish Leposaviqi) , në Shalën e Bajgores.Shkollën fillore e kreu në vendlindje , shkollën e mesme në vushtrri, kurse Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë .eshtë apsolvent i Fakultetit juridik . Në atdhe ka punuar në organet e MPB-së , duke i shërbyer popullatës shqiptare me ndërgjegjje të lartë dhe me vendosëshmëri këmbëngulëse , gjersa me dhunë është përjashtuar nga puna me kërcënimin që të burgoset dhe të nxirret para organeve gjyqësore serbe të asaj kohe. Për të shpëtuar jetën e vetë dhe të familjes së tij , në vitin 1992 u shpërngul në Suedi ku punon dhe vepron edhe sot. Në Suedi ka punuar  edhe si mësues në shkollën shqipe të mësimit plotësues.Është marrë dhe merret aktivisht me veprimtari në shërbim të popullit dhe atdheut të vet.Është njëri ndër bashkëthemeluesit e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”,Suedi dhe nënkryetar i saj , ku vazhdimisht jep kontribut të çmueshëm.Në vitin 2015 ka botuar një vepër shumë interesante e të suksesëshme me titullin “Gjurmë atdhetarie”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat