Deri tani, rreth 2300 aplikime për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës

Diaspora

Deri tani, rreth 2300 aplikime për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 15:41
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës, e cila do të zgjasë deri më 23 gusht 2017.

Prej datës 16 korrik kur ka filluar kjo periudhë e deri më sot (e martë, 15 gusht), sipas të dhënave mesditës, numri i aplikimeve për tu regjistruar si votues jashtë vendit është: 2 mijë e 296.  

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit. Të gjitha informacionet lidhur me mënyrën e aplikimit dhe dokumentacioni tjetër i domosdoshëm është i publikuar në faqen e KQZ-së, në këtë link: http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat