319 banorë të Kosovës marrin nënshtetësi austriake

Diaspora

319 banorë të Kosovës marrin nënshtetësi austriake

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 gusht 2017 Në ora: 10:55
Foto ilustruese

Numri i natyralizimeve në Austri është rritur përsëri. Shifrat aktuale të “Statistik Austria” tregojnë që 4695 persona kanë fituar nënshtetësinë austriake në gjashtëmujorin e parë të 2017, prej tyre 53 me rezidencë në vend të huaj. Kjo shifër është për 9.6 përqind më shumë sesa vitin e kaluar (4.285 natyralizime).

Rreth 35 përqind e tyre kanë lindur në Austri, ndërsa përsa i përket origjinës në vendine parë janë boshnjakët 698 natyralizime, ndjekur nga banorët e Turqisë (456) dhe Kosovës (319).

Në Austri mund të aplikohet për nënshtetësi vetëm pas gjashtë vjet qëndrim./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat