Historia e shqiptarit/ Shkoi me vizë turistike në Itali, por u fundos pasi…

Diaspora

Historia e shqiptarit/ Shkoi me vizë turistike në Itali, por u fundos pasi…

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 22:49
Ilustrim

Një 21-vjeçar shqiptar i identifikuar si Halil Skordha përfundoi në prangat e policisë italiane në zonën e njohur si Via Fratelli Cervi në Oberdan.

Megjithëse i riu kishte mbërritur me një vizë turistike në Itali, ende të vlefshme, ai është pikasur nga efektivët e policisë ndërsa shpërndante kokainë për klientët.

Menjëherë 21-vjeçari është arrestuar, ndërkohë që i janë sekuestruar gjithashtu 300 euro dhe 7 gramë kokainë gati për shitje.

Aksioni i policisë nuk u ndal me kaq, dhe pas kontrollit në Via Perugino gjeti 2 mijë e 600 euro cash si dhe dyqind gramë kokainë.

Vlera e drogës së konfiskuar, e cila do të shitej me 50 euro për gram, arrinte vlerën e rreth dhjetë mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat