Sonte përfundon DiasporaFlet

Diaspora

Sonte përfundon DiasporaFlet

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 07:09
Foto nga takimet DiasporaFlet

Sonte përfundon takimi i iniciativës DiasporaFlet nëpër Kosovë, ku do të diskutohet rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të profesionistëve të diasporës dhe të rinjëve në vendin tonë.

Sipas njoftimit folësit e ftuar në këtë takim janë Aneta Mihali Xhiku dhe Mikra Krasniqi, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre dhe do të diskutojnë rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët.

“Që nga emigrimi me familje në SHBA, para dy dekadave, Aneta Mihali Xhiku ka punuar në arsim si mësuese shkencash, në fushën ligjore si menaxhere e të drejtës intelektuale, si dhe u angazhua me Departamentin e Shtetit Amerikan, si dhe kontribuoi në agjenci të ndryshme si përkthyese e gjuhës shqipe. Në viti 2005, ajo bashkëthemeloi dhe drejtoi shkollën e parë shqipe "Mësonjetorja" në zonën e Washington DC dhe qysh atëherë ka organizuar aktivitete të shumta me komunitetin shqiptar në Amerikë. E sapokthyer në atdhe, Aneta ka nisur të punojë në Shqipëri e Kosovë me projekte zhvillimi. Gjithashtu, ajo u angazhua edhe në fushën e shkrimeve. Ndërsa, Mikra Krasniqi është ekonomist në departamentin ekonomik të qeverisë së shtetit të Maryland-it në SHBA. Në këtë pozitë, Mikra është i ngarkuar me menaxhimin dhe drejtimin e një sërë projektesh rreth ekonomisë së rajonit dhe me gjerë. Para se të angazhohej në qeveri, Krasniqi kis hte shpenzuar mbi 8 vite në sektorin privat dhe në fushën e zhvillimit ndërkombëtar në organizata si: Banka Botërore, Korporata Ndërkombëtare Financiare, Oda Ekonomike Amerikane në Washington DC, etj. Studimet universitare e postuniversitare i përfundoi në universitetin George Mason dhe Universitetin e Harvard-it në Boston.  Përmes këtyre takimeve, Germin synon që ta ndryshojë bindjen e njëanshme për diasporën, si dhe të afroj të rinjët nga Kosova me diasporën përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve të moshave të ndryshme dhe profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë. Këto takime kanë për qëllim të njoftojnë nga afër të rinjët nga Kosova me diasporën përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve dhe profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë”, thuhet në njoftim. 

 Takimi DiasporaFlet n’Prishtinë përkrahet nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office (FES).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat