Kryetari i Deges së LDK-së për Benaluks takime të rëndësishme në Prishtinë

Diaspora

Kryetari i Deges së LDK-së për Benaluks takime të rëndësishme në Prishtinë

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 18:01
Takimet

Kryetari i Deges së LDK-së për Benaluks, Bahtir Kastrati i shoqëruar nga zëdhënsi i Deges, Remzi Azemi, gjatë javes që po lëmë pas, pushimet verore i shfrytëzuan duke zhvilluar takime fillimisht me z.Avdullah Hoti, minister i financave, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar të LDK-së.

Z. Hoti delegacionin nga Belgjika e njoftoj lidhur me pregaditjet për zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 22 tetor 2017 dhe nevojen që në këto zgjedhje të përfshihen sa ma shumë bashkëatdhetar që jetojnë në boten e jashtme dhe që kanë të drejtë vote duke pas parasysh faktin se është një numer jashtëzakonisht i madh i atyre që e përkrahin LDK-në gati sikur në epoken e presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.

Image

Megjithse afatet kohore janë mjaft të shkurta për regjistrim, Kryetari Kastrati premtoj se së bashku me kryesinë do të angazhohen maksimalisht që ta japin kontributin e tyre në këtë drejtim.

Kryetari Kastrati e zëdhënsi Azemi më pastaj takuan edhe deputetët e LDK-së, zotrinjtë Anton Quni, Driton Selmanaj, e Naser Rugova, të cilëve ndër të tjera ju uruan edhe suksese në punën e madhe që i pret në parlament, më pastaj takuan gjithashtu edhe sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, z. Ismet Beqiri, koordinatorin për Degët e LDK-së në diasporë, z.Salih Morina me të cilët u diskutuan temat aktuale politike të cilat po na preokupojnë të gjithve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat