"Der Spiegel": Numri i krimeve të shqiptarëve është tetëfishuar

Diaspora

"Der Spiegel": Numri i krimeve të shqiptarëve është tetëfishuar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 gusht 2017 Në ora: 13:00
Ilustrim

Gjermania është një parajsë për kriminelët e huaj, shkruan në një artikull të fundit “Der Spiegel”. Në nëntë vjetet e fundit krimet janë trefishuar ndërsa shumica e shkelësve ligjorë në Nordrhein-Westfalen gjatë 2015 janë nga Serbia, Rumania, Turqia, Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Në pesë vitet e fundit krimet nga rumunët janë trefishuar, i shqiptarëve është tetëfishuar, ndërsa te gjeorgjianët kjo shifër është dhjetëfishuar, ka theksuar drejtori i kriminalistikës në Gjermani Joachim Eschemann.

Sipas tij, Gjermania duhet të ashpërsojë ligjet e vjedhjeve, grabitjeve dhe krimeve tjera, pasi është krijuar një përshtypje e tyre se këtu "është parajsë për mafiat"./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat