Shkreli vendos në ankand albumin e vetëm të Wu- Tang

Diaspora

Shkreli vendos në ankand albumin e vetëm të Wu- Tang

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 13:19
Martin Shkreli

Ish- drejtori i farmacisë “Turing Pharmaceuticals”, shqiptari Martin Shkreli, ka vendosur në ankand online, në eBay, albumin e vetëm të grupi të njohur muzikorë Wu- Tang.

Shkreli e kishte blerë albumin për 2 milionë dollar në vitin 2015.

“Dëshiroj të shes këtë album si dhuratë për Wu- Tang dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në muzikë”, ka shkruar Shkreli ne eBay.

Deri më sot, vlera më e lartë e arritur në ankand e këtij albumi është 1 milion dollar.

Shkreli i cili në SHBA, njihet me nofkën “pharma bro”, ka thënë se gjysmën e fitimin nga ky album do ta dhurojë për zbulime në fushën e mjekësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat