Romë: Vizitë sheshit Albania dhe Monumentit të Skënderbeut në Romë

Diaspora

Romë: Vizitë sheshit Albania dhe Monumentit të Skënderbeut në Romë

Nga: Beqir SINA – Romë 2016 Më: 8 shtator 2017 Në ora: 23:21
Monumenti i Gjergj Kastriotit - Romë

Vendosja e Monumentit të Skëndërbeut në sheshin “Albania” në Romë, është një vlerësim i shtetit italian ndaj figurës së Heroit tonë Kombëtar, që për 25 vite mundi të ndalë sulmet e turqve drejt Italisë e drejt Europës

“Në kujtim të 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skëndërbeu, mbrojtësit të patrembur të civilizimit perëndimor.”
ROME ITALI : Romën, mendojë se është shume e vështirë t’a vizitosh – mbasi aty ka aq shumë vende për t’u vizituar, sa që edhe vetë ata që jetojnë në atë qytet të lashtë dhe historik, nuk kanë mundësi t’i vizitojnë. Por, që të viztosh Romën, dhe të mos vizitosh Vatikanin, dhe baziliket e mahnitshme, për rreth, saj, apo Coloseum dhe Sheshin “Piazza Albania” ku ndodhet edhe Monumenti i Skënderbeut në Romë, për mua personalisht do të thoja se nuk kisha parë asgjë !

Image

Mirëpo,  unë së bashku me kolegun tim, drejtorin e Televizionit Albanian Culture, Adem Belliu - falë shoqërisë së një bashkëvendasit tim, dhe bashkëvuajtësit tim të jetës në Savër, Sokol Nela me bashkëshorten e tij Arijana Muça – Nela, që të dy emigrantë të cilët prej vitesh jetojnë e punojnë në kryeqytetin italian, dhe që kan arritur një sukses, në fushën e biznesit, na e dha mundësin me shumë gjenerozitet të vizitojmë edhe këtë vend të mahnitshëm të këtij qyteti legjendar.

Dhe, kështu gjëja e parë ishte ndalesa për një çast në Romë, pranë Monumentit të Skënderbeut, i cili është një vepër e skulptorit italian Romano Romanelli, (1882-1969), përuruar në vitin 1940. 

Duke e kujtuar figurën historike të Heroit të Kombit Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, rolin e tij në bashkimin e popullit shqiptar, formimin e shtetit kombëtar e mesazhin e tij shekullor aq aktual dhe sot për një Shqipëri të lirë, demokratike e europiane.

Nën statujën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeut në Romë shkruhej : “Roma përkujton 500 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, mbrojtësit të Qytetërimit Perëndimor.”

Image

Ashtu siç lexon dhe pllaka përkujtimore në këtë Monument, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu kontribui jo vetëm në shpëtimin e Shqipërisë nga sulmet turke, por dhe në shpëtimin e civilizimit perëndimor nga barbaritë e otomanëve.

Vendosja e Monumentit të Skëndërbeut në sheshin “Albania” në Romë, është një vlerësim i shtetit italian ndaj figurës së Heroit tonë Kombëtar që për 25 vite mundi të ndalë sulmet e turqve drejt Italisë e drejt Europës.

Monumenti i Skënderbeut në Romë, ka të skalitur në një pllakë një citat ku shkruhet “Gjergj Kastriotit Skëndërbeu, mbrojtësit të patrembur të civilizimit perëndimor,” dhe thuhet se është statuja e parë ekuestre e heroit kombëtar shqiptar, e cila u vendos në qëndër të Sheshit Albania, në përurimin e tij në korrik 1940.

Monumenti “Skënderbeu” në Romë dhe sheshi “Albania” janë dy vepra historike që promovojnë kombin shqiptarë në kryeqytetin e Italisë, Romë

Të cilat tregojnë se Gjergj Kastrioti Skenderbeu lindi më 6 Maj, 1405, në Principatën e Kastriotit dhe vdiq më 17 Janar, 1468 në Lezhë, ish- Republika e Veneciës.
17 Janari, 1468, e cila ë data e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, përkon edhe me Monumentin e ngritur në Romë në sheshin “Albania”, në zemrën e Romës antike mes lagjes “San Saba” e “Aventinos”, një nga shtatë kodrat ku sipas legjendës u themelua qyteti i Romës.

Qe 27 tetori i vitit 1940 kur Benito Musolini në praninë e autoriteteve më të larta zyrtare të qytetit përuroi në Romë Monumentin e Skënderbeut, kronistët e kohës e komentojnë si një ditë vjeshte e shiu të fortë., kur u vendos në atë që dikur quhej sheshi “Raudusculana”, emri i një porte antike të Mureve Serviane, pllaka që tregonte se ai shesh quhej “Pizza Albania”.

Image

Pak muaj më parë në 4 korrik të 1940, për të kujtuar aneksimin e Shqipërisë nga Mbretëria Italiane (më 16 prill 1939) ky shesh ndryshoi emër e u quajt sheshi “Albania”.
Monumenti i Skënderbeut u realizua nga fiorentini Romano Romanelli.Lindur më 14 maj të vitit 1882 në Firence, ky artist, mik i poetit Gabriele D’Annunzio, rridhte nga një familje me emër artistësh skulptorë.

Babai i tij qe skulptor dhe u bë mësuesi i artit të tij. Por, Romano Romanelli, i cili qe dhe një funksionar i lartë i Marinës Italiane e gjatë Luftës së Parë Botërore mbetet invalid.Aftësitë e tij artistike, por dhe lidhjet me shtresën e lartë të politikës italiane të asaj kohe, i ngarkuan detyrën e realizmit të bustit të Heroit Kombëtar të Shqipërisë, në kryeqytetin italian Romë, në sheshin me emrin e vendit fqinj dhe në një moment kaq të veçantë e historik për dy vendet.

Monumenti i Skënderbeut në kryeqytetin italian Romë, është realizuar mbi një grup skultorësh dhe përbërja e tij është metali - bronzi, kurse shtatorja është i rëndë 35 kuintalë, dhe e paraqet Heroin tonë Kombëtar mbi kalin e tij të pandashëm, veshur nën perarmaturën e hekurt, me përkrenaren e shpatën gati për luftim.

Guvernatorit të Romës (funksionari më i lartë administrativ i qytetit në epokën e fashizmit) iu kërkua aso kohe të siguronte në limitin më të afërt të kohës, bazamentin mbështetës të veprës së Romanellit, që ishte i përfunduar, e priste ditën e inaugurimit.

Brenda 26 ditësh u u mundësua gjetja e piedestalit të shndritshëm, i gurtë, i tipit travertino që peshonte rreth 75 kuintalë, mbi të cilin u vendos Monumenti i Skënderbeut në sheshin “Albania” në Romë.

Në vitin 1968 me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, komuna e Romës vendosi pllakën përkujtimore ku shkruhet: “Në kujtim të 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skëndërbeu, mbrojtësit të patrembur të civilizimit perëndimor.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat