Diaspora e anashkaluar në programet e prezantuara në fushatë

Diaspora

Diaspora e anashkaluar në programet e prezantuara në fushatë

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 22:19
Fondacioni “Besa”

Fondacioni i bizneseve në Bavari “Besa”, ka reaguar për mos përfshirjen e diasporës në programet qeverisëse të prezantuara nga partitë politike, gjatë fushatës zgjedhore.

Komunikata e Fondacionit “Besa”:

Të nderuar kandidatë për kryetarë komunash dhe asambleistë, me interesim të madh jemi duke ndjekur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale. Neve në Fondacionin e bizneseve në Bavari “Besa”, na habit fakti së asnjë komunë nuk ka në agjendën programore qeverisëse pjesëmarrjen e diasporës, gjë për të cilën jemi tejet të zhgënjyer, duke pasur parasysh se gati çdo familje në Kosovë ka anëtarë të tyre jashtë vendit.

Diasporës tanimë nuk i mjafton që kalimthi të thuhet se do t’i mirëpresim investimet kapitale, duke e konsideruar atë si CASH COË. Ne kërkojmë nga ju që diaspora të këtë në dispozicion vendimmarrjen. Me vendimmarrje në institucione rritet besueshmëria e investitorëve të diasporës kosovare dhe miqëve evropianë.

Gati në të gjitha takimet konfidenciale që kemi me institucione relevante gjermane, dëgjojmë këtë pyetje: Sa jeni vendimmarres në Kosovë? Kjo është kërkuar direkt nga Ministri i Punëve të Nbrendshme të Bavarisë Joachim Herrmann, në forumin ekonomik për investime. Kjo duhet të merret me seriozitet për shkak të besueshmërisë.

Gjithashtu kërkojmë nga mediat që në debate, analiza të ndryshme të përfshihen ekspertë nga diaspora. Edhe pyetjet që u shtrohen kandidateve më shumë janë provaktive sesa që i shërbejnë sqarimit të programeve përkatëse qeverisëse. Asnjëra nga pyetjet nuk ka te beje me diasporën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat