Një aksident tragjik ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Siena-Bettolle në zonën Casetta, afërsi të komunës Castelnuovo Berardenga.
Një makinë në bordin e të cilës udhëtonin 3 shtetas nga Kosova ka dalë nga rruga duke u aksidentuar rëndë. Dy prej shtetasve që udhëtonin me të, të moshës 21 e 22 vjec kanë mbetur viktimë, ndërsa i treti është i plagosur e në rrezik për jetën.
Makina është përplasur me ndarësen e rrugës duke e kapërcyer atë dhe është rrokullisur me një shpejtësi mjaft të lartë për dhjetra metra.
Tre të rinjtë janë me profesionin punëtorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit ndërsa po shkonin në punë.
Policia italiane ka hapur një proces hetimor për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti. Supozohet se dalja e makinës nga rruga është shkaktuar o nga dalja papritmas e një kafshe që i ka zënë rrugën o nga lodhja e gjumi që mund të ketë goditur drejtuesin e automjetit.