Z. Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët në një vijë me Lidhjen e diasporës shqiptare për Maqedoni (LDSHM)!

Diaspora

Z. Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët në një vijë me Lidhjen e diasporës shqiptare për Maqedoni (LDSHM)!

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 06:16
Ilustrim

Z. Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët në një vijë me Lidhjen e diasporës shqiptare për Maqedoni (LDSHM)!
Për realizimin e projektit të bashkimit të territoreve komunale me shumicë shqiptare!
Ditë më parë, më saktë me 04.10.2017 LDSHM paralajmëroi aktualizimin e çështjes së bashkimit territorial të komunave me shumicë shqiptare në IRJM. Ky paralajmërim është në faqen tonë zyrtare të profit të FB!
Sot, me 08.10.2017 na erdhi shumë mirë apeli i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët nga sheshi Skënderbe në Shkup i cili apelon për mobilizim të përgjithshëm shqiptar, që bashkimi territorial i komunave shqiptare të realizohet, sepse këtë e lejon ligji për vet administrim lokal.
Na erdhi mirë që apeli jonë përfillet nga lideri i Aleancës për Shqiptarët, dhe ne publikisht e falënderojmë dhe i japim mbështetjen tonë të pa rezervë në realizimin e këtij projekti.
Me respekt:
LDSHM, sektori për informim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat