Greqi: U arrestua një grup i trafikantëve, shumica shqiptarë

Diaspora

Greqi: U arrestua një grup i trafikantëve, shumica shqiptarë

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 16:35
Pamje e dy policëve grekë

Policia e Greqisë ka njoftuar mbrëmë se e ka shkatërruar një unazë të krimit të organizuar, me ç’rast i ka arrestuar 20 trafikantë të dyshuar.

Në këtë operacion të kryer gjatë dy ditëve të javës së kaluar me ndihmën e agjencisë Europol, janë zbuluar katër kapacitete punuese në kryeqytetin Athinë, ku ishin falsifikuar dokumentet.

Shumica e të arresturve ishin shqiptarë, por në mesin e tyre ka pasur edhe grekë me origjinë shqiptare dhe tre sirianë, ka njoftuar policia e Greqisë.

Ata janë të akuzuar për falsifikimin e dokumenteve, përfshirë pasaporta, që kushtonin prej 400-500 euro, kartela kreditore dhe të sigurimit social, raporton agjencia AFP nga Athina.

Ky grup i reklamonte shërbimet e tij në Greqi dhe në gjithë Evropën, nëpërmjet imejlave dhe në Internet, ndërsa i aranzhonte udhëtimet e klientëve të vet në Britani.

Nën presionin e fqinjve të vet evropianë, autoritetet e Greqisë në mënyrë të theksuar e kanë forcuar luftën kundër trafikimit dhe falsifikimit të dokumenteve, prej krizës së migrantëve në vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat