Nga 17 nëntori, Javët e Kulturës Shqiptare në Austri

Diaspora

Nga 17 nëntori, Javët e Kulturës Shqiptare në Austri

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 22:47
Javët e Kulturës Shqiptare në Austri

Me qëllim të paraqitjes në mënyrë sa më dinjitoze të kulturës dhe artit shqiptar, në Austri që nga 17 nëntori, fillojnë  Javët e Kulturës Shqiptare.

Sipas organizatorëve synim i një festivali të tillë është rritja e numrit të shikueshmërisë dhe veprimtarisë përmes artistëve dhe veprimtarëve mbarkombëtarisht të njohur shqiptarë.

Po ashtu në Javët e Kulturës Shqiptare, qëllim është tërheqja e vëmendjes së pjesëmarrësve austriakë dhe ndërkombëtarë.

Sipas një njoftimi të dërguar në adresë të klankosova.tv, për vitin 2017, qëllimet e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri janë:

Ruajtja e identitetit
Integrimi më i mirë në të gjitha strukturat e shoqërisë austriake
Prezantimi i vlerave të mirfillta që zotëron Diaspora Shqiptare
Krijimi i lidhjeve të reja dhe lobimi më i mirë i komunitetit shqiptar në Austri
Aktivitete të përbashkëta me të gjitha shoqatat dhe krijuesit shqiptarë në Austri
Rritja e numrit të pjesëmarrësve austriak dhe internacional

Hapja zyrtare e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri, do bëhet me paraqitjen e ekspozitës ”Muscle Memory” nga artisti shqiptar Jakup Ferri.

Javët e Kulturës Shqiptare në Austri, po ashtu do përcillen edhe me Natë DokuFesti, Natë Muzike Klasike, Balet dhe pika kulturore artistiko-shqiptare.

Për më shumë informacion për të interesuarit për pjesëmarrje mund të mësoni përditësimet e publikuara në llogarinë zyrtare të organizatorëve të këtij aktiviteti në facebook, faqe në të cilën mund të kaloni duke shtypur vegëzën e vendosur KËTU.

Të gjitha aktivitetet do të prezantohen në Vienë të Austrisë.

Image
DokuFesti
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat