Shqiptarët në protestë para Ambasadës së Maqedonisë në Vjenë

Diaspora

Shqiptarët në protestë para Ambasadës së Maqedonisë në Vjenë

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 16:25
Protesta në qytetin e Vjenës në Austri.

Qytetarë të shumtë shqiptarë kanë zhvilluar sot një protestë në qytetin e Vjenës në Austri.

Pas vendimit të Gjykatës në Maqedoni për rastin ‘Kumanova’, në të cilin shumë shqiptarë u dënuan përjetësisht e shumë të tjerë me nga 40 vite, qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur të protestojnë.

Qytetarët në fjalë me pankarta të shumta, kanë qëndruar sot para Ambasadës së Maqedonisë në Vjenë, duke theksuar se kërkojnë drejtësi për UÇK-në, Shqipërinë si dhe rastin Kumanova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat