Suedia nuk lejon shfaqjen e dokumentarit propagandues serb kundër shqiptarëve

Diaspora

Suedia nuk lejon shfaqjen e dokumentarit propagandues serb kundër shqiptarëve

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 00:40
Dokumentari propagandues serb

Dokumentari propagandues serb  “Kosovo, a Moment in Civilization” i regjisorit serb, Boris Malagurski, që planifikohej të shfaqej në ABF të Stokholmit është anuluar

Lajmin e ka bërë të ditur Salih Shala përmes një njoftimi në Facebook, ku ka njoftuar se i ka bërë kërkesë ABF-së për të mos e lejuar një shfaqje të tillë në qendër të Stokholmit.

Ai pohon se sot ka marrë përgjigje nga shefja e komunikimit nga ABF për anulimin e këtij dokumentari pasi që ky dokumentar nuk e reflekton barazinë dhe të drejtat e njeriut që sundojnë në Suedi.

“Boris Malagurski, regjisori serb ka pas plan me e shfaq dokumentarin plot urrejtje ndaj Shqiptarve ”Kosovo – a moment in civilization” ne ABF ne Stokholm, te ftuar kan qene media, ambasada e Rusise, Greqise, Spanjes etj ne Stokholm”.

“Kete dokumentar mes tjerash e kan perdor ne lobim kunder anetarsimit te Kosoves ne Unesco. Pas kerkeses qe i kom bo ABF-it mos me leju shfaqje te tille ne qender te Stokholmit sot mora pergjigje prej shefices te komunikimit qe ua kan anuluar te drejten e shfaqjes kafsheve sepse dokumentari nuk reflekton barazine dhe te drejtat e njeriut qe sundojne ne Suedi”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat