Brukseli, nderon zyrtarisht me pllakë përkujtimore kolonel Muharrem Bajraktarin

Diaspora

Brukseli, nderon zyrtarisht me pllakë përkujtimore kolonel Muharrem Bajraktarin

Nga: Beqir SINA - New York Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 18:59
Muharrem Bajraktari

BRUSSELS BE:  Në kryeqytetin Europian Bruksel, zv/kryetari i Bashkisë së Brukselit, dhe mbesa e Kolonel Muharrem Bajraktari, Danie Bajraktari prenë shiritin, duke zbuluar në një park kryesorë të qytetit një pllake përkujtimore, e cila është vendosur në hyrje të parkut “Place des Bienfaiteurs”  të Komunës Schaerbeekut, në nderim të legjendës së nacionalizmit shqiptar, qëndresës anti sllavo - komuniste Kolonel Muharrem Bajraktarit.

Në këtë veprimtari njofton në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, Danie Bajraktari, e cila udhëhoqi edhe ceremoninë, morën pjesë autoritetet e komunës Schaerbeekut, një grup nacionalistësh veprimtarë të komunitetit në Belgjikë, miq e dashamirë të familjes së njohur Bajraktari. 

Simbas një video amatore, tregohet se fjalën përshëndetëse e mbajti mbesa e Kolonel Muharrem Bajraktari, Danie Bajraktari, e cila me këtë rast faleminderojë Komunën e Schaerbeek, në Bruksel, që e nderoi zyrtarisht, me këtë pllakë mermeri të vendosur në parkun qendror të qytetit, figurën e Kolonel Muharrem Bajraktarit, si një nga personalitetet shqiptare më të shquara, që ka jetuar dhe ndrruar jetë në atë komun, dhe si një rezistent deri në vedekje i lëvizjes anti - fashiste, anti - naziste dhe anti - sllavo komuniste. 
Ceremonia zyrtare simbas videos filloi me fjalime në parkun “Place des Bienfaiteurs” të Komunës Schaerbeekut, ku është vendosur pllaka e mermerit me emrin e Kolonel Muharrem Bajraktari, ndërsa më pas, u zhvilluar ceremonia e prerjes së shiritit , ku edhe u zbulua pllaka përkujtimore, që ajo Komune ia dedikoi në nderim të figurës së Kolonel Muharrem Bajraktarit. 

Schaerbeek, është një nga nëntëmbëdhjetë komunat të vendosura në rajonin e Brukselit, kryeqytetit të  Belgjikës. Në Bruksel thuhet se jetojnë më shumë se 15 mijë shqiptar. Brukseli, gjatë kohës së luftës së Ftohtë, ka qenë e njohur edhe si kryeqendra e nacionalizmit shqiptar, dhe grupeve anti sllavo komuniste të njohura këto për rezistencën e tyre, në të gjithë Europën.

Kryetari i PLL, Z. Sulejman Gjana, në një ceremoni në Bruksel, citohet tê ketë thënë lidhur  :”
"Është nder i madh dhe kënaqësi e veçantë në këtë vend, për t’i bërë homazh njërit prej personaliteteve më të ndritura shqiptare që ka jetuar një pjesë të madhe të jetës së vet dhe ka ndërruar jetë në territorin e Komunës Skarbek, Kolonelit Muharrem Bajraktari. Ku, me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së tij, autoritetet komunale të Skarbekut kanë pranuar që të akordojnë një pllakë përkujtimore për nder të Kolonel Muharrem Bajraktari dhe dëshiroj, në radhë të parë, që në emrin tonë t’i shprehim Kryetarit dhe Kolegjit të Komunës Skarbek falënderimet tona më të sinqerta dhe të thella për respektin e veçantë që dëshmojnë për komunitetin shqiptar të Skarbekut, Brukselit dhe Belgjikës duke i akorduar zyrtarisht Kolonel Muharrem Bajraktarit një plakë përkujtimore në kujtim të tij”

Gjatë periudhës së Zogut për punën e madhe në shërbim të Atdheut ai u dekorua me dekoratat më të larta të kombit:
Urdhri i Skënderbeut.
Urdhri i Besës.
Medalja e Artë e Trimërisë.
Ndërkohë, në vitin 1994 me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, Dr. Sali Berisha, asokohe President i Republikës e nderoi Muharrem Bajraktarin për punën e tij në ngritjen dhe forcimin e Xhandarmërisë Shqiptare dhe për luftën e tij antikomuniste dhe antifashiste.

Me rastin e 97 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura,Ministri Arben Imami dekoroi 12 personalitete të shquara të Kombit tonë.Mes tyre ishte edhe Muharrem Bajraktari të cilit iu dha medalja "Për shërbime të shquara" me motivacion:"Për merita të shquara në ngritjen e Xhandarmërisë Ushtarake Shqiptare dhe të formacioneve luftarake nacionaliste për qëndresë kundër pushtuesve fashistë”.

Në Kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, një rrugë mban emrin e Kolonel Muharrem Bajraktaritj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat