Adem Ulluri: Kongresi i Këshillit Global Alban do të verë dorën mbi plagët shqiptare

Diaspora

Adem Ulluri: Kongresi i Këshillit Global Alban do të verë dorën mbi plagët shqiptare

Nga: Dukagjin HATA Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 22:07
Adam Ulluri

E quajnë Adam Ulluri, shqiptar nga Kosova dhe jeton në hapësirat evropiane, kryesisht në Gjermani, dhe ka tre vajza me Claudin e shkon në kishë; ka një djalë me Vahiden, familjarët e thërrasin Adem dhe shkon në xhami, ka një vajzë me Marien, e cila quhet Bianka, familjarët e thërrasin Dem dhe shkon në sinagogë.

Edukimi i fëmijëve me traditat dhe virtytet shqiptare nga njëra anë dhe pragmatizmin e korrektesën gjermane, nga ana tjetër, janë pjesa kryesore e angazhimit të tij si kryefamiljar e më tej vjen puna, pasioni, hobi, përkushtimet për të ndërtuar diçka që të qëndrojë fort e me këmbët në tokë e të jetë përtej hapësirave të tij vetjake e familjare.    

Merret me sipërmarrje private, rrethi i të cilave shtohet e zgjerohet çdo ditë, por në vend që të rrijë, siç mund të rrijnë disa sipërmarrës të tjerë, që nuk janë të paktë në numër,  duke u këndellur nëpër lokale të shtrenjtë nate, mes femrave dhe alkoolit, merret me veprimtari atdhetare në kuadrin e shoqërisë civile panshqiptare dhe synon të lerë një gjurmë, sado të vogël në jetën e tij. Dhe njeriu lë një shenjë, kur kërkon përtej interesave të tij të ngushta private, kur tenton të krijojë një urë, qoftë dhe fare të vogël e të brishtë, nga ku mund të kalojë humanizmi dhe vlerat qytetare e njerëzore.    

Adem Ulluri është një organizatorët më aktivë dhe sponsori i Këshillit Global Alban, një organizatë me disa nga figurat më emblematike të botës shqiptare, profesorë e doktorë shkencash, akademikë të mirënjohur nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, që synojnë të  bëhen pjesë e aksionit atdhetar panshqiptar, për të ndërtuar një shtet civil, të cilit shtet, sidomos Evropa dhe Gjermania do t’ia zgjasin dorën. Një shtet real demokratik e jo fasadë demokratike, siç janë dy shtetet tona shqiptare në Ballkan, të dëmtuara nga klanet dhe partitë, që në epiqendër të tyre kanë interesat e oborrit të ngushtë partiak.

Adem Ulluri beson tek nisma e tij dhe e bashkëthemeluesve, se ky këshill do të jetë një zë i fortë i shoqërisë civile gjithëshqiptare, për të ofruar shanse të reja të shqiptarëve në Ballkan në rrugën e ndërtimit të një shoqërie të konsoliduar demokratike dhe të një shteti të së drejtës. Beson se integrimi evropian do të jetë real dhe jo propogandë, kur qasjet e shqiptarëve ndaj shtetit të tyre kudo ku jetojnë të jenë të drejta e njerëzore dhe ky shtet të bëjë maksimumin për shtetasit e tij.

Të gjitha këto dhe pika të tjera programore që përmblidhen në 15 pika kryesore dhe që flasin për qajse të reja të shoqërisë gjithëshqiptare ndaj sipërmarrjes së lirë dhe resurseve gjithëkombëtare, ndaj vlerave turistike e pasurore, ndaj trashëgimisë kulturore dhe historike, ndaj aseteve ekonomike dhe vlerave shoqërore të trashëguara e të fituara në këtë epokë tranzitive, janë objekt shqyrtimi dhe analize e Këshillit Global Alban.

Por këto dhe të tjera çështje që prekin shoqërinë shqiptare, konceptin e shtetit demokratik dhe asaj të së drejtës, do të jenë objekt i Kongresit Global Alban, i cili do të mbahet me datën 23 Dhjetor të këtij viti në Prishtinë, ku siç thamë, pjesë e këtij këshilli janë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.

Adem Ulluri thotë se qëllimi i Këshillit Global Alban është ngritja dhe forcimi i shoqërisë civile, duke synuar të ndërtojmë një shtet civil të drejtë e të përkushuar për qytetarët e vet, një shtet që t’ua hapi rrugët shqiptarëve për një qasje të re ndaj Evropës dhe Perëndimit, i cili lypset të shndërrohet në një model për t’u ndjekur dhe jo në një mjet propgandistik për të vënë në gjumë njerëzit, siç ka ndodhur deri më tash. Ndaj, shton Ulluri, i cili ka një pasion ngjitës, ky këshill Global Alban ka nevojë për përkrahje nga të gjithë ata që duan të shohin një shtet demokratik për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri e kudo ku jetojnë shqiptarët në hapësirat e trojeve të tyre etnike.

Për t’iu dhënë një dorë këtyre projekteve, ai ka ardhur në Prishtinë, ku me 23 dhjetor do të mblidhet Kongresi i Këshill Global Alban, të cilin zoti Ulluri e quan Kongresi i Unitetit Gjithëshqiptar.

Ai është gjithnjë në lëvizje dhe në kontakt me njerëzit, me qëllim që ky kongres të jetë një model se si projektohet dhe realizohet një tubim elitar që ka në fokus çështjen e madhe të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës në hapësirat gjithëshqiptare.

Po bëhen të gjitha përgatitjet që festave të fundvitit në kryeqytetin e Kosovës t’iu shtohet dhe ky eveniment atdhetar, një kongres i përfaqësuesve më në zë të elitës intelektuale e shoqërore gjithëshqiptare.   

Adam Ulluri thotë se një erë e re po fryn në Prishtinë dhe në gjithë trojet etnike shqiptare, një fillim i mbarë që do të nisë në Prishtinë këtë fundvit dhe do të vazhdojë si një fillim i mbarë, një fillim i logjikshëm me një model gjerman kudo ku jetojnë shqiptarët në sijudhesën e vjetër.  

Ulluri pohon se kurrësesi nuk kam qellime bajraktariste, egoiste, lideriste, biznesore, klanore familjare, por motivi dhe interesi im i vetëm është të bëhemi partnerë në bashkpunim për Shoqërinë Civile Albane. Duke parë që Populli Alban në tërë Globin nuk ka Shoqëri Civile të organizuar,të fortë, të zhvilluar, kemi filluar që proceset e filluara nacionale, që nga veprimtaria për Gjergj Kastriotin, të organizuar ne vitin 2009, të vijojnë dhe në këtë vit të heroit tonë Komëbtar dhe të sendërtohen me projekte konkrete, të shpejta e të vrullshme.

Ai shton se ky model nuk është një model i tij, por një model gjerman, që ka dhënë rezultate, të cilat janë provuar në kohë-hapësirën gjermanike e më gëjrë dhe ai nuk është tjetër veçse një aksioner dhe shumë i përkushtuar të punojë për ardhmërinë e kombit shqiptar.

Sipas tij, Këshilli Global Albanë ka për qëllim ditë më të mira për kombin alban, andaj fton të gjithë shqiptarët kudo që janë që të japin kontributin e tyre në kongresin e unitetit me 23 dhjetor për ardhmerinë e shoqërisë albane.

Partia Demokratike e Unitetit, është partia më e re në skenën politike të shqiptarëve të Kosovës. PDU është një subjekt  i formuar nga diaspora shqiptare, parti që ka në krye të saj z. Adam Ulluri. PDU ka si shembull sistemin e Gjermanisë, si shteti më I konsoldiuar dhe më demokratik në Evropë, ku sundon puna, ligji dhe e drejta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat