SHKSH “Salih Çekaj” në Pfaffenhofen kremtoi festat e nëntorit

Diaspora

SHKSH “Salih Çekaj” në Pfaffenhofen kremtoi festat e nëntorit

Nga: Maxhun Smajli Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 16:24
Pfaffenhofen

Në mergatë, Festat e Nëntorit fillojnë në nëntor e mbarojnë në dhjetor. Në radhën e shënimeve festive të Ditës së Flamurit dhe 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ishte edhe ajo e ShKSh “Salih Çekaj” në Pfaffenhofen.

Në fundjavën që lam pas, kjo shoqatë bashkoi një numër të madh bashkatdhetarësh, në mesin e tyre edhe emra të njohur të çështjes kombëtare, si dhe përfaqësues shoqatash, partish dhe institucionësh të Kosovës, në mergatë.

Pas intonimit të Himnit të Flamurit Kombëtarë dhe atij të Dardanisë, në emër të ShKSh “Salih Çekaj”, të pranishmit i përshendeti anëtari i kryesisë, Shemsi Haziri. “Ju falinderojmë për kohën që e kani gjetur dhe mundin që e kani bërë për të ardhur deri këtu, ku prania e juaj po i jep një një rendësi të veçantë kësaj mbramje festive”, tha mes tjerash, Shemsi Haziri.

Më pas, Maxhun Smajli, prezantoi një kronologji të shkurtër historike për rrugëtimin e Flamurit Kombëtar shqiptarë; 28 Nëntor 1443 – 28 Nëntor 1912. Ndërsa, në emër të Nëndegës së LDK-s për Republikën e Bayernit, të pranishmit i përshendeti, Hajzer Gashi, anëtar i kryesisë.

Para të pranishmëve me recitime dhe valle burimore shqiptare u prezantuan Grupi Fëmijëve të Shoqatës, për përgaditjen e të cilëve janë angazhuar anëtarët e kryesisë së shoqatës, Shemsi Haziri, Rafet Muli dhe Gazmend Dashi.

Një meritë të veçantë, në pritje dhe nderim të mysafirëve, kanë, Ardian Ndrekaj, Përfaqësues dhe Koordinator i ShKSh “Salih Çekaj” me Shoqatën e Komuniteteve për Pfaffenhofen me rrethinë dhe Zymer Zeneli, arkatar.

Në këtë mbrëmje festive, të pranishmit i argëtoi këngëtarja e mirënjohur, Benita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat