Shenasi Aliu në faqet e revistës Shqiptari

Diaspora

Shenasi Aliu në faqet e revistës Shqiptari

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 17:39
ilustrim

L A S G U S H P O R A D E C I (1899 - 1987)

Emri i vërtetë i tij ishte LLAZAR SOTIR GUSHO, i lindur në Pogradec, i shkolluar në Graz të Austrisë, i frymëzuar në Bukuresht ku botoi vëllimet e para, i vdekur në Tiranë. Ai ka lënë shumë sentenca, por për mua më e çmuara ngelet kjo: "TË THUASH SA MË SHUMË ME SA MË PAK FJALË". Prandaj edhe po e postoj këtë foto e cila mban pak fjalë, por megjithate fletë shumë.

E G O J A

Vetëm pak vëmendje duhet për ta kuptuar gjendjen shpirtërore të njerëzve të cilët po mundohen dhe po bëjnë luftë për pushtet, sepse te këta njerëz duket dhe del në pah egoja. Egoja është në gjendje të mbrohet shumë mirë. Ajo mbrohet me anë të pronës vetjake, pozitës shoqërore, famës dhe lavdisë. Por në formën më delikate egoja mbrohet me anë të fesë, politikës, meritave, idealeve... Dhe në këtë gjendje të gjithë ata të cilët po bëjnë luftë për pushtet janë të mbërthyer nga egoja e verbër, në këtë gjendje KOSOVA dhe populli i saj e ka të vështirë të shkojë drejt përmirësimit të jetës për shkak se njerëzit e politikës kanë humbur shpirtin dhe kontaktin me DASHURINË për ATDHEUN dhe për POPULLIN.

B E S I M T A R I

Në fakt ne ndeshemi çdo ditë me njerëz besimtar dhe i shohim sjelljet e tyre. Njeriu besimtar ka një dobësi themelore: ai do t'i bëjë të gjithë të tjerët, si veten. Kjo është e rrezikshme, kjo është dhunë. Mjafton t'ia shfaqim tjetrit pikpamjen tonë dhe jo ta detyrojmë të besojë, në atë që besojmë vetë. Në fakt njerëzit ndjejnë kënaqësi të madhe duke i bërë të tjerët të besojnë.
- Prandaj, të dielën në MAQEDONI mbahen zgjedhjet lokale, mos i bëni të ndjehen të kënaqur ata të cilët na mbajnë dhe ushqejnë me premtime, por ti referohemi mendjes së arsyeshme që të dalim nga kjo letargji, pra të votojmë më të mirët.

P A S Q Y R A

Ka të tillë njerëz, që kur dalin para pasqyrës mendojnë se pasqyra i ka fajet dhe harrojnë se fytyra i ka fajet. Më konkretisht, pamja e jashtme e njeriut pasqyron botën e tij të mbrendshme shpirtërore. Nëse në brendësi të shpirtit ka lumturi të plotë, atëherë edhe përjashta gjithçka është e mrekullueshme. Nëse brenda shpirtit ka mjerim, atëherë gjithçka është e shëmtuar edhe jashtë tij. Pra, mos e kërkoni fajin te pasqyra, por ate kërkojeni te vetvetja. Sepse, në të vërtetë njeriu kudo sheh vetveten.

N D Ë S H K I M I

Ashpërsia më e keqe ndaj njeriut është nëse ia prishim gjumin. Ndëshkimi më i rëndë në botë nuk është vdekja; ndëshkimi me vdekje është më i lehtë, ai zgjat vetëm disa çaste. Ndëshkimi më i keq, që është shpikur ndonjëherë në Tokë, është të mos e lejosh njeriun të flejë. Prandaj, tortura më e rëndë ndaj të burgosurve është kur ata nuk i lejojnë të flenë dhe kjo gjendje nëse zgjat 15 ditë ato bëhen kaotik dhe vjen deri te çrregullimi i vetëdijes ose edhe çmenden. Mungesa e gjumit e çon vetëdijen e tyre në çrregullim të plotë, në kaos.
Prandaj, politikaj mjaft më sepse ia keni prishur edhe gjumin këtij populli, kurse kur njeriu gjendet në gjendje të këtillë kaosi, atij mund ti mësosh çfar të duash dhe ta tërheqësh për hunde.

P Ë R S H T A T S H M Ë R I A

Te njeriu ekziston një përparësi, sepse ai është i pajisur me përshtatje të pabesueshme ndaj çdo situate. Diku kam lexuar se vetëm njeriu dhe bubrrecat e kanë këtë aftësi unike. Sepse atje kudo që ta hedhë fati njeriun, atje do të ndodhen edhe bubrrecat. Njeriu dhe bubrrecat ecin në çift, ata kanë mes tyre diçka të përbashkët. Nëse e vërejmë me kujdes planetin, atëherë vërejmë se njeriu jeton në mijëra kushte klimaterike, gjeografike dhe politike të ndryshme. Ai ka mbijetuar me shekuj, rreth e rrotull kanë ndodhur ndryshime, kurse ai ia ka dalur dhe është përshtatur me ta.

V A R F Ë R I A

Para ca ditësh kam lexuar diçka interesante dhe më ka detyruar të mendoj thellë. Një person nga Elbasani nëse mundem ta citoj thoshte: "unë kam para, por ndjehem dhe jam tepër i varfër". Që për mua është tërësishtë e pranueshme dhe e besueshme. Varfëria e vërtetë është pamjaftueshmëria shpirtërore. Pavarësisht nga pasuria vetjake njeriu mbetet i varfër, por nëse ai zotëron pasurinë shpirtërore, atëherë nuk është më njeri i varfër. Të gjithë ata njerëz që kërkojnë pasurinë tokësore, në të vërtetë synojnë varfërinë, kurse ata njerëz, të cilët kërkojnë virtytin, në të vërtetë sinojnë pasurinë.

D I L E M A T  F E T A R E...!

Unë kësaj radhe vetëm po parashtroj pyetje? Pyetja e parë: p.sh. janë tri fe, judaizmi, krishterimi, dhe islamizmi të cilat na mësojnë se Zoti ekziston, por edhe na spjegojnë për botën tjetër, për Skëterrën dhe Parajsën??... Sipas këtyre besimeve jeta e çdo njërit është e mbushur me përfytyrime? Pyetja e dytë: në anën tjetër janë tri fe tjera, induizmi, budizmi dhe xhajnizm të cilat thonë se Zoti nuk ekziston??... dhe këto tri fe nuk kanë kujt me ju lutë se Zoti nuk ekziston??... Këto dy pyetje ngrejnë DILEMË te çdo njeri?

P O L I T I K A N I

Për situatën në të cilën është krijuar në Kosovë, politikani e sheh veten kështu: ai thotë, unë do të jem i lumtur vetëm kur të bëhem udhëheqës, kështu siç jam tani nuk jam i lumtur. Unë duhet të bëhem mbi të tjerët. Unë patjetër do t'u tregoj të gjithëve se cili jam unë. Politikani i sotëm në situatën e krijuar për pushtet, jashtë çdo dyshimi vuan nga kompleksi i inferioritetit. Politikani shtiret si njeri fetar. A e dini pse? Sepse, në lojën politike kjo shitet mirë. Me pak fjalë kështu duket sot politikani në Kosovë: I NEVERITSHËM.

V O T I M I D H E F I T O R J A

Zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoni po afrohen, kurse ne duhet të mendojmë për ndryshimin e gjendjes së padurueshme ndër ne Shqiptarët. Duhet patur kujdes se kë po votojmë, ngaqë Partitë Politike mund të na ofrojnë kandidat të paditur. Pse e them këtë? Sepse, dija sjell liri, vetë dija sjell fitore. Prandaj, unë jam i bindur se, në dije qëndron forca, jo në muskuj, në dije qëndron liria dhe fitorja. Mos i votoni të paditurit pamvarësisht nga cila Parti Politike vijnë sepse fitorja për ne Shqiptarët do jetë shumë larg.

P A R T I T Ë D H E O R G A N I Z A T A T

Nëse i vëzhgojmë hollë e hollë partitë dhe organizatat e ndryshme, ato janë kundër lirisë individuale. Prandaj, ku s'ka liri individuale, është e pamundur të ekzistoj mundësia për rritje shpirtërore. Sado që duket se pjestarët e të njejtës parti apo organizate janë të lirë në mendime megjithate ato vetëm sa fshehin një të vërtetë të hidhur ato prap nuk e thonë atë që mendojnë.

D R E J T Ë S I A DHE D E M O K R A C I A

Shpesh herë më ka ndodhur të bëjë monolog rreth dënimit të "Grupit të Kumanovës" dhe se çfar në të vërtetë është drejtësia në demokraci? Kur vdes drejtësia, si mund të jetoj demokracia? Kur në një vend siç është Maqedonia për Shqiptarët ekzistojnë absurditete të lloj llojshme, atëherë për mua ky vend nuk mund të quhet demokratik. Drejtësia bënë gjyqin me denime maksimale për Shqiptarë të pafajshëm. Prandaj, vendin e ka mbuluar errësira. Demokracia duhet të ketë njëfar standardi dhe njëfar kuptimi. Në këtë rast siç po veprohet me Shqiptarët nuk mund të quhet demokraci, por diktaturë. Kurse, tani është momenti i fundit dhe duhet të merret guximi nga udhëheqësit Shqiptar të thuhet se këta janë të pafajshëm. Për këtë jam i bindur.

Xhafer Leci: Përgëzime dhe përshëndetje mendjendrituri Shenasi Aliu. Nuk e mban mend njerëzimi kur ka pasur ndonjëherë demokraci në Mqedoni! Respekt!

D A S H U R I A M P O S H T...

Një sentencë e vjetër latine thot: "amor vincit omnia" - dashuria mposht gjithçka. Është e dëshmuar se askënd nuk mund të mposhtim përmes urrejtjes. Jo, asnjëherë. Është e pamundur që të mposhtim njerëzit, të cilët ne i urrejmë qofshin ata edhe armiq. Mund të mposhtim vetëm ata njerëz të cilët ne i duam. Kurse, për fitore nuk ka asnjë lloj mënyre tjetër përveç dashurisë.

K L E O P A T R A E E G J I P T I T

Historia e njerëzimit njeh shumë njerëz të zgjuar, madhështor, të bukur... njëra ndër to ishte edhe Kleopatra. Kleopatra e Egjiptit konsiderohet gruaja më e mrekullueshme dhe më madhështore që ka ekzistuar ndonjëherë. Ajo nuk mund të quhet se ishte tepër e zgjuar. Ajo drejtoi Egjiptin thjesht falë bukurisë së saj. Të gjithë ata që vinin të pushtonin Egjiptin, si bie fjala Çezari, Antoni dhe pushtues të tjerë të mëdhenj, ajo shkonte i takonte dhe ata binin në dashuri me të. Suksesi i Kleopatrës është botërisht i njohur, sepse ajo mbrojti vendin e vetë me armën më të fortë në botë: Me Armën e Femrës.

JETA - SIPAS SHEKSPIRIT!?

Duke qenë se Shekspiri bazohej vetëm në materialen, ai bëri këtë përkufizim për vetë jetën: "Një përrallë, e treguar nga një idiot, një përrallë plot tinguj e zemërim, e cila nuk ka asnjë kuptim". Nga kjo thënje e Shekspirit të gjithë filozofët perendimor pohonin se: jeta është e pakuptimtë. Kurse, unë them se, kjo vjen si pasojë duke mos e njohur edhe anën shpirtërore të jetës, pra për kuptimin e jetës nuk është e mjaftueshme vetëm njohja njërës anë.

R O B E R T E L S I E (1950 - 2017)

- Isha me fat dhe ndjehem krenar që e njoha nga afër, njeriun i cili dha aq sa mundi për Gjuhën dhe Kulturën Shqiptare. I përjetshëm kujtimi për Robert-in, u prehtë në paqe shpirti i tij!

R E V O L U C I O N I

Historia e njerëzimit është e mbushur me plot fatkeqësi dhe dhimbje, nga kjo del se çdo përpjekje për përmirsim të gjendjes është paguar dhe ujitur me gjak. Njerëzimi i ka provuar dhe larë me gjak çdo revolucion, atij i ka ngelur pa e provuar vetëm edhe një revolucion i cili nuk kërkon gjak dhe është i suksesshëm. Ky revolucion quhet ndryshim i vetvetes apo REVOLUCIONI I VETËDIJESIMIT. Kujdes jo i vetëdijes por i vetëdijesimit.

KUMANOVA E LASHTË - FLET SHQIP

Nëse ju ka rënë që ta vizitoni Muzeun e qytetit të Kumanovës, jeni përballur në Oborrin e këtij Muzeji, me gurët të cilët flasin shqip që nga lashtësia. Për këtë unë po ju sjell një dëshmi ku shkruhet "GENEZ DARD AI OSHT", mendoj se i tepërt është një deshifrim i tillë "GJENEZA DARDE-ANE AI ASHTË (ËSHTË). Kujdes nga politika dhe Historianët mashtrues Sllav, sepse mund ti humbin gjurmët e kësaj lashtësie, ngaqë kemi udhëheqësi Shqiptare të papërgjegjshëm.

PROCESI I KUMANOVËS (NÜRNBERG-UT)

Procesi i Kumanovës mund të krahasohet lirisht me Procesin e Nürnberg-ut, proces që do të hyjë në analet e Historisë Kombëtare si më i tmerrshmi për nga denimi dhe kohëzgjatja. Kontributin e kësaj të keqe e mban kjo klasë politike, e cila në gjeneratat e ardhshme do jetë vrima më e zezë e Historisë. Por, shkenca e përparuar është e gatshme për t'ju ndihmuar udhëheqësve politik, pasi që ky problem kërkon vetëm një intervenim të thjeshtë kirurgjikal në tru dhe problemi i këtyre padrejtësive do të zhduket. Ky proces çdo Shqiptari të ndershëm ia ka prishur gjumin dhe atë pak qetësi që ka patur.

V I A D U K T - S T. G A L L E N - Z V I C Ë R

Vjen nga latinishtja Viae-ductus, urë e gjatë e cila lidhë dy brigjet e një lugine. Në qytetin e St. Gallen-it ku jetoj prej 30 vitesh, gjendet një urë e tillë në Autostradën A1 e cila lidhë St. Gallen me Zürich-un.  Kjo urë është e gjatë 675m. kurse e lartë 80m. ndërtimi ka zgjatur 7 vjet nga viti 1980-1987, në 24 orë qarkullojnë 72.000 automjete. Karakteristikë e kësaj ure është sepse nën urë kanë ndërtuar një si urë ndihmëse për këmbësorë dhe për biciklistë. Unë me bashkëshorten shpesh-herë e frekuentojmë këmbë për të shijuar bukuritë e natyrës dhe bukurinë e artit të ndërtimit të fundshekullit XX.

A E R O P O R T I I Z Ü R I C H - U T

Është aerporti më i madh i Zvicrës, gjendet 13 km. larg nga qendra e qytetit. Historia e Aeroportit është që nga viti 1909 dhe ka funksionuar si aeroport ushtarak dhe civil, kurse si aeroprt civil ekziston që nga viti 1948. Aeroporti ka tri pista me gjatësi të ndryshme ku mund të aterojnë edhe Airbus 380, pra aeroplani më gjigand. Të punësuar janë gjithsejt 1773 punëtor. Sipërfaqja e përgjithshme e aeroportit është 880 ha. diçka më shumë sesa fusha e Vaksincës, ngaqë fusha e Vaksincës i ka 800 ha. Në vitin 1950 janë realizuar 15.372 fluturime, me 157.709 pasagjer. Kurse, në vitin 2016, janë realizuar 269.160 fluturime, me 27.666.428 pasagjer. Aeroporti ka kapacitet për 36.000.000 pasagjer. Është nga aeroportet më modern në Europë dhe në 10 më të mirët në Botë. Unë dhe bashkëshortja udhëtuam për Wien-ë, pastaj nga aty për Shkup.

FÜRSTENTUM LIECHTENSTEIN (PRINCIPATA E LIHTENSHTAJNIT)

Është një nga gjashtë shtetet më të vogla të botës, është shteti më i vogël Gjermanisht-folës ka një sipërfaqe 160 km2, popullsia e saj është 37.500 banorë, dendësia 233 banorë në 1 km2. Në perëndim kufizohet me Zvicrën kurse në lindje me Austrinë. Është shtet tepër i zhvilluar industrialisht, por edhe me bujqësi dhe blegtori të zhvilluar. Nga blegtoria ka 6.010 gjedhe për mish, 2363 lopë qumështi, 300 kuaj, 3.522 dele, 269 dhi, 1.655 derra, 12.811 pula...
Infrastruktura rrugore është tejet e përsosur, gjithsejt i ka 105 km rrugë të asfaltuara, nuk ka autostradë. Linjë hekurudhure i ka 9.5 km. Sistemin bankar e ka tepër të sofistikuar. Është i vetmi shtet në botë që ka më shumë kuti postare sesa banorë. Të ardhurat bruto për kokë banori janë 133.220 Fr. Zvicerane, që dotë thotë se valuta shtetërore është Frangu i Zvicrës. Niveli më i lartë i papunësisë është në kuotën 2.4%, të huaj në këtë shtet janë 34%. Është i njohur si shtet i pavarur prej vitit 1806. Ka Universitetin Shtetëror i cili është i orientuar më së shumti në drejtimin e Arqitekturës, gjithsejt i ka 800 student me 200 punonjës universitar, studentët paguajnë për çdo semestër 850 Fr. Rektor universiteti është Jürgen Brücker (1961). Qendrat më të frekuentuara nga turistët janë kryeqyteti Vaduz dhe maja e malit Malbun, është vërtet vend përrallor. E bëra këtë përshkrim të shkurtër ngaqë sot isha tërë ditën me të dashurën time.

ANTONIO BELLUSCI (BELUSHI)

Për herë të parë At Antonion, e kam takuar në vitin 1994, në Lugano të Zvicrës, në Simpoziumin kushtuar jetës dhe veprës së artistit të madh Aleksander Moisiu. Liturgjia nga ana e Antonio Bellusci, u mbajt në gjuhën shqipe te varri i Aleksandër Moisiut në varrezat e qytezës së Morcote-s që do të thotë se ai ishte i vorrosur në atë qytezë. Dje, me 29 tetor 2017, prap u takova me mikun tim Antonion, në një Asamble të Lobit Euro-Atlantik, të mbajtur në Tegerfelden të Kantonit Argau, Zvicër. Njeriu që tërë jetën ia kushtoi çështjes Shqiptare pa e kursyer edhe shëndetin, sepse nuk është e lehtë që dhe në moshën 84 vjeçare të bredhësh nëpër tërë botën për ta ndihmuar çështjen Kombëtare. At Antonios i dëshiroj shëndet, jetë të lumtur dhe të qetë.

S I B E L A A L I M O V S K A

Është Presidente e Shoqatës Joqeveritare "22 nëntori" me seli në Manastir (Bitol), e cila po jep kontributin maksimal për mbrojtjen e të drejtave dhe ruajtjen e substacës Kombëtare Shqiptare në këtë qytet... Iuroj punë të mbarë me dëshirën që Manastiri të ngelet qendër e Shqiptarëve. Në Historinë e Shqiptarëve Manastiri njihet dhe mbetet tejet i rëndësishëm në çdo aspekt.

L U T H E R B U R B A N K (1849 - 1926)

Është botanist Amerikan dhe ai u bë i njohur në të gjithë botën, pas një dashurie të thellë në mbretërinë e bimëve. Ai pati sukses të shkaktonte një reaksion dashamirësie. P.sh. ai filloi të flas me një kaçube me gjemba: "mikesha ime , ti nuk ke përse ti trembesh asnjë njeriu. Gjembat e tu nuk janë aspak të nevojshëm. Vallë a nuk të mjafton vetëm dashuria ime që të mbrojë ty"? Më në fund kaçuba iu bind atij. Në përgjigje, si shenjë njohjeje të dashurisë ndaj botanistit, kjo kaçube prodhoi fara, prej të cilave u rriten kaçube, pa gjemba. Kur Burbank-un e pyetën: " si arritët ta kryeni këtë detyrë të vështirë"?, ai u përgjigj thjeshtë: "me dashuri". Prandaj me të drejtë Françezët thonë: "dashuria nuk është çudi mirpo, ajo bënë çudira".

K L E O P A T R A  E  E G J I P T I T

Historia e njerëzimit njeh shumë njerëz të zgjuar, madhështor, të bukur... njëra ndër to ishte edhe Kleopatra. Kleopatra e Egjiptit konsiderohet gruaja më e mrekullueshme dhe më madhështore që ka ekzistuar ndonjëherë. Ajo nuk mund të quhet se ishte tepër e zgjuar. Ajo drejtoi Egjiptin thjesht falë bukurisë së saj. Të gjithë ata që vinin të pushtonin Egjiptin, si bie fjala Çezari, Antoni dhe pushtues të tjerë të mëdhenj, ajo shkonte i takonte dhe ata binin në dashuri me të. Suksesi i Kleopatrës është botërisht i njohur, sepse ajo mbrojti vendin e vetë me armën më të fortë në botë: Me Armën e Femrës.

L I Q E N I W Ö R T H E R W Ö R T H E R S E E

Është liqeni më i madh në Kärnten, të Austrisë. Sipërfaqja e liqenit është 19.39 km2, gjatësia është 16.5 km. kurse gjërësia 1.7 km. perimetri i liqenit është 42 km. Thellësia maksimale është 85.2 m. Është liqeni më i ngrohtë Alpik ku temperatura e ujit gjatë muajve Korrik-Gusht arrinë deri në 25°C. Për herë të fundit i tërë liqeni është ngrirë në vitin 2006. Në këtë liqen janë realizuar gjithsejtë 28 filma, filmi i parë është xhiruar në vitin 1948. Vendi më i njohur dhe më i dashur por edhe më i frekuentuar nga të huajt dhe vendasit është qyteza Velden e cila i ka 9038 banor. Njihet si vend me ajrin kurativ (Luftkurort). Emërin kjo qytezë e ka marrë nga fjala Velben (Weide), që në shqip i vjen Shelg-u (Salix). Mbetëm të kënaqur dhe të mahnitur nga bukuria e këtij vendi përrallor.

D E U T S C H L A N D S B E R G

Është një qytezë tejet e bukur, e cila sipas statistikës 01. janar-it. 2017, i ka 11.640 banor, gjendet në Steiermark të Austrisë, diku rreth 30km. larg Kryeqytetit të Steiermark-ut Graz. Në këtë qytezë ka qenë e ngritur dhe themeluar fabrika më e famshme e Qibritave (shkrepsave) në tërë Austrinë, themelues ka qenë Florian Pojatzi (1830-1917), kjo fabrikë ka funksionuar deri në vitin 1950 dhe pastaj është shitur dhe bartur në Suedi. Qëllimi i shkuarjes në këtë qytezë është sepse ishim të ftuar nga Univ. Prof. Dr. Franz Karl Stanzel, Profesor në Universitetin e Graz-it, i cili është emër i njohur në tërë Europën si Skulptor i Drurëve të përdorur. Pastaj, Profesori i nderuar na i mundësoi edhe një takim me Kryebashkiakun e këtij qyteti, në shtëpinë e tij private, ku shkëmbyem mendime rreth situatës politike në tërë Europën. Un? dhe bashkëshortja ime Naxhija u ndamë tepër të kënaqur nga mikpritja që na i bënë.

Image

LIPICA / LIPIZZA

Është fshat i cili gjendet në Slloveni dhe i takon Prefekturës së Sezhanës, në kufi me Italinë, ose ndryshe një hudhje guri me dorë larg kufirit të Italisë. Emërin e ka marrë nga bima e njohur e Blirit (Tilia sp.), sepse në gjuhën Sllovene Blirit i thonë Lipa. Ky fshat shquhet në tërë botën sepse nga ky fshat ka dalë raca më intelegjente e kuajve e quajtur "Raca Lipicare", gjer. Lipizaner, slloven. Lipicanec. Kjo racë e kuajve është kryqëzim në mes racës Karster vendase dhe Andaluzias, që do të thotë se kryqëzimi është kryer në vitin 1786 në kohën e Monarkisë Austro-Hungareze. Deri në kryqëzimin e parë kjo racë ka qenë e njohur me emrin Karster, sipas emërtimit të regjionit, pas kësaj njihet si Lipicar. Në këtë fshat keni mundësi të shetiteni me pajton, të kalëroni me këtë racë të kuajve dhe shumë aktivitete tjera të cilat lidhen me këtë lloj race. Unë dhe bashkëshortja ime përjetuam një diçka të veçantë.

Z A G R E B I

Eshtë kryeqyteti i Kroacisë, njëherit edhe është qyteti më i madh i Kroacisë, i cili vetëm qyteti i ka 790.000 banor, kurse me rrethinë 1.100.000 banorë. Emërtimi i parë i Zagrebit daton që në vitin1094, kurse si kryeqytet i Kroacisë është themeluar në vitin 1557, ndërkaq në vitin1994 e ka festuar 900 vjetorin e themelimit si qytet dhe për hirë të këtij përvjetori ka marrë pjesë edhe Papa Gjon Pali II. Emëri vjen nga fjala Zagrabiti, që do të thotë gërryej apo kërkoj ujë, kuptimi i dytë është Za- bregom, që dotë thotë pas bregut apo pas maleve.
Shkollimi në këtë qytet është tejet i vjetër, Akademia Jezuite ose Neoacademia Zagrabiensis është themeluar 23 shtator 1669, nga perandori Leopoldi I, i cili ka qenë i njohur si Mbret i Kroacisë. Kurse, Universiteti është themeluar në vitin 1874, ndërkaq sot në kët? Universitet studiojnë 55.000 student, kurse të punësuar janë 8.080 punëtor. Heroi kryesor dhe themeluesi i shtetit Kroat është Josip graf Jela?i? Bužimski apo ndryshe i njohur si Ban Jela?i?, lindur më 16 tetor 1801 - 19 maj 1859. Ka shumë gjëra të bukura për tu vizituar në këtë qytet me një Histori tejet të ngjeshur. Vizita që i bëmë këtij qyteti dhe takimet me njerëz të rëndësishëm do jenë gjatë në kujtes?n tonë.

RRUGA MË PANORAMIKE E EUROPËS!

Kjo rrugë gjendet në Austri, është e gjatë 48 km. fillon nga qyteti Zell am See dhe përfundon në Lienz, kalimi i kësaj rruge paguhet 35 Euro, kurse vetë rruga quhet Großglocknerstrasse. Kulminacionin e përjetimit njeriu e arrin në majen e malit Keiser Franz Joseph, nga ku edhe duket maja më e lartë e Austrisë Großglockner me lartësi 3798 m. Bora nuk shkrihet gjatë tërë vitit. Personalisht, për mua dhe gruan time ishte përjetim i veçant.

QYTETI MË I VOGËL NË BOTË

Qyteti më i vogël në botë gjendet në Kroaci, mu në zemër të Istrisë, diku rreth 14 km. larg nga qyteti Buzet, kurse vetë qyteti quhet HUM. Karakteristikë e këtij qyteti është sepse nga themelimi i tij në shekullin XI më nuk është ndërtuar asgjë, pra gjithçka ka ngelur nga ai shekull. Numëri i banorëve në këtë qytet sillet nga 17 deri në 30 banor, nga viti 2011 qyteti i ka vetëm 17 banor. Madhësia e qytetit është më e vogël sesa një Fushë Fudbolli. Gjatësia e qytetit është 100 m. kurse gjërësia 35 m. Qyteti ka vetëm dy rrugica dhe tre radhë me shtëpi tërësisht prej guri dhe rrugicat me kalldërmë. Unë dhe bashkëshortja ime kemi ngelur të mahnitur për mënyrën e organizimit dhe badhkëpunimit por edhe informimit për turistët e huaj, është impresion i veçantë.

A L E K S A N D R I I M A D H

Thuhet për Aleksandrin që para se të vdiste, ai u tha oborrtarêve të vetë: "kur të mbani trupin tim të vdekur nëpër rrugë më lini duart jashtë, mos i mbuloni". Kjo ishte një gjë e pandodhur, askush nuk ishte bartur ashtu deri atëherë. E pyetën: çfarë doni të thoni me këtë? Kjo nuk ?shtë mënyra e zakonshme. I tërë trupi duhet të jetë i mbuluar... Aleksandri u përgjigj: " dua që të bëhet e ditur për të gjithë se po shkoj me duar bosh. Gjithkush duhet t'i shikoj; mbretëria ime është e madhe, por unë ende jam i varfër". Prandaj, mos lejoni që të shkoni në botën tjetër i varfër, jetoni jetën e plotë: i/e lumtur sepse vetëm në lumturi jeni të pasur.

S T R U C I

Në jetën e përditshme njeriu mendon pothuajse si struci. Struci mendon se nëse ai nuk e sheh armikun, atëherë armik nuk ka. Prandaj, gjatë takimit me armikun struci mbyll sytë dhe e futë kokën në tokë. Kështu e ka më të lehtë të mendoj se nuk ekziston armiku, sepse ai nuk shihet asgjëkundi. Kështuqë, 95% e njerëzimit kanë përdorur politikën e struci, politikë e cila nuk të shpie asgjëkundi, pra nuk e shohin realitetin në sy, sepse i kanë të mbyllur sytë.

S U K S E S I

Sukses do të thotë se njeriu obligohet apo detyrohet të bëjë garë, je i detyrur të luftosh me të gjitha të vërtetat dhe të pavërtetat. Për njeriun që pretendon me çdo kusht sukses të gjitha mjetet janë të mira. Për këtë kategori njerëzish, mjafton që të arrijnë sukses, atëherë të gjitha janë në rregull. E tërë puna është te suksesi. Madje vlejnë edhe mjetet e fëlliqura. Suksesi i transformon metodat kriminale në të mira.

P E R F E K S I O N I

Personi i cili pretendon apo edhe mendon se është perfekt, ai bëhet i padobishëm për rrethin dhe shoqërinë. Perfeksioni kur është absolut, thjesht zhduket. Ai nuk është në këtë botë, pra në këtë botë nuk ekziston perfeksioni. Kur një person bëhet perfekt, ai nuk mund të përdoret për asnjë qëllim. Vetëm aparati mund të jet perfekt, kurse njeriu ngelet me gabime.

E Q E S H U R A

E qeshura është karakteristikë vetëm e njeriut edhe atë vetëm e njeriut të shëndetshëm. E qeshura duket shumë jo-religjioze. P.sh. askush nuk e ka parë të qeshë Jezusin, Muhamedin, Moisiun..... apo në Kishë asnjë njeri nuk qeshë, po ashtu në Xhami.... dhe si duket këto vende në parim e kanë që të krijojnë njerëz të trishtuar. E qeshura vjen nga shëndeti. Ajo është një energji që shkapërderdhet. Prandaj fëmijët mund të qeshin dhe e qeshura e tyre është tërësisht totale. Ata janë plotësisht në shëndet; çdo gjë është në lulëzim. Një fëmij i trishtuar do të thotë një fëmijë i sëmurë dhe një njeri që qeshë është ende i ri. E qeshura është një përmbytje nga energjia.

H O L L Ë S I R A T

Hollësirat janë të padobishme në jetën e përditshme. Hollësirat kanë kuptim kur kanë të bëjnë me logjikën, prandaj njerëzit e logjikshëm hyjnë në hollësira më të vogla, në mënyrë që të mund të kontrollojnë situatën dhe të dijnë ç'të bëjnë. Por në jetën e përditshme nuk mund të përsëritet e njejta situatë. Prandaj, hollësirat janë të panevojshme dhe të padobishme në jetën e përditshme.

D I O G J E N I

Aleksandri i Madh takoi Diogjenin, një endacak lakuriq, i cili nga e gjithë pasuria e tij kish vetëm një fener. Diogjeni nuk e fikte atë edhe gjatë ditës. Aleksandri e pyeti: pse të duhet feneri në dritën e ditës? Diogjeni e ngriti fenerin dhe pasi ndriçoi fytyrën e Aleksandrit, u përgjigj: Unë po kërkoj njeriun e vërtetë ditën dhe natën, por deri tani nuk kam patur fatin ta takoj. Aleksandri për herë të parë e ndjeu veten varfanjak dhe shkroi në ditarin e tij. "Për herë të parë në jetë ndjeva se pasuria, është diçka tjetër se sa gjendja e jashtëzakonshme ekonomike. Unë kam takuar një pasanik të vërtetë". Prandaj, njeriu duhet të jetë i pasur, por jo në gjendje. I varfëri mund të jetë i pasur, kurse perandori i varfër. Pasuria-kjo është cilësia e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat