1.6 ton drogë shqiptare drejt Stambollit, arrestohet shqiptari në Athinë

Diaspora

1.6 ton drogë shqiptare drejt Stambollit, arrestohet shqiptari në Athinë

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke si pjesë e grupit që trafikoi 1,6 ton kanabis drejt Stambollit.

Shqiptari 29 vjecari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua ne lagjen "Dafni" të Athinës.

Atij iu sekuestruan dy celularë dhe një tablet si mjete komunikimi me grupin e trafikanteve.

Mediat greke shkruajnë se bosi i grupit është një shqiptar, por rol të rëndësishëm kanë edhe disa biznesmenë të njohur grekë.

Qindra tonelata me kanabis janë trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, Greqisë deri edhe Turqisë.

1.6 ton drogë që u kapën në mes të muajit nëntor, kishin destinacion Stambollin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat