Diaspora shqiptare uron Gëzuar Festat!

Diaspora

Diaspora shqiptare uron Gëzuar Festat!

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 09:44
Belgjikë

Diaspora shqiptare në botë ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen Gëzuar Festat.

Një video e publikuar nga Ministria e Shtetit për Diasporën në Shqipëri, tregon komunitetet shqiptare në Belgjikë,Greqi, Suedi, Itali, Francë, Turqi, Rumani, SHBA, Sllovaki, Kanada, Gjermani, Ukrainë, botë, të cilat kanë uruar të gjithë shqiptarët për një vit të ri sa më të mbarë dhe të gëzuar duke thënë, “Gëzuar Shqipëria ime, jemi gjysma juaj”.

Festat në video i ka uruar edhe futbollisti i kombëtares Armando Sadiku. Urimi i diasporës shqiptare në botë u shfaq në kuadër të 18 dhjetorit, “Ditës Ndërkombëtare të Emigracionit”.

Ndërkohë në kuadër të rritjes së bashkëpunimit me diasporën shqiptare Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar çeli në 18 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të Migracionit ekspozitën “Unë jam shqiptar”, ku përfshihen materiale fotografike dhe objekte muzeale, që kanë të bëjnë me diasporën shqiptare.

Po në kuadër të përforcimit të marrëdhënieve me shqiptarët kudo në botë parlamenti votoi në seancën e fundit të vitit 2017 Ligjin për Agjencinë Kombëtare të Diasporës, e cila do të jetë organi shtetëror përgjegjës për marrëdhëniet me diasporën.

Agjencia ka për mision zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit institucional me diasporën nëpërmjet përmirësimit të pozitës së anëtarëve të diasporës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në vendet ku ata jetojnë.

Ajo ka për qëllim ofrimin e ndihmës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat