Istra shënon 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës - Bota Sot
Istra shënon 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Diaspora

E hënë, 19 nëntor 2018

Istra shënon 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 22:01
Kroaci

Me 09.02.2018 në sallën solemne të „Dom hrvatskih branitelja“ („ Pallati i luftëtarëve kroatë “) në Pullë u shënua viti jubilar, 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës të cilin e organizuan Bashkësia dhe Këshilli i shqiptarëve të prefekturës së Istrës në bashkëpunim me të gjitha asociacionet shqiptare në Istër. Programi i përgaditur për këtë jubile përbëhej nga Akademia Solemne në të cilën morrën pjesë mbi 110 bashkëkombas tanë dhe mysafirë, në mesin e të cilëve ishin: ambasadori i R. Kosovës në R. të Kroacisë ETZ Gëzim Kasapolli, ish kryeministri i R. Kosovës Gjeneral lejtnant z. Agim Çeku, deputetja shqiptare në parlamentin kroat znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, nënprefektja e prefekturës së Istrës znj. Giuseppina Rajko, nënkryetari i qytetit të Pullës z. Robert Cvek, nënkryetarja e qytetit të Poreçit , ansambleisti i qytetit të Pullës z. Rexhep Raimoviq, si dhe përfaqësuesit e pakicës boshnjake, rome, maqedonase dhe serbe.

Image

Urime të shumta erdhën nga të gjithë mysafirët, me dëshirat më të mira për mirëqenien, prosperitetin dhe zhvillimin më të hovshëm të Kosovës në periudhat që vijnë duke cekur gadishmërinë për ta ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.

z. Çeku njoftoi të pranishmit me vështirësitë, svidat dhe sakrificat të cilat Kosova kaloi dhe duhet kaluar për të u shëndrruar në një shtet të fortë, me një ardhmëri të ndritur për të gjithë qytetarët e saj.

Fjalimi i deputetes shqiptare në parlamentin kroat, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj ishte fjalim të cilin  duhet ta përcjellim tek tërë diaspora, në mes tjetash ajo  tha : „ Ne dijme të kritikojmë dhe ndjehemi të pakënaqur me ndodhitë në shtetin tonë amë, por duhet edhe të pyetemi sa bëjmë ne për Kosovënë Kemi diasporë të fortë me potencial të madh të cilin duhet shfrytëzuar….“

Image

Manifestimi vazhdoi me Koncert të muzikës klasike të baritonit shqiptar Patrik Andreja i përcjellur nga Karmen Antunoviq me harmonikë klasike dhe Sandro Veshligaj në Piano!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test