Në Suedi edhe festë, edhe kontribut

Diaspora

Në Suedi edhe festë, edhe kontribut

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 11:44
Suedi

Mbrëmë më 16 shkurt 2018 (e premte) në Förslöv të Suedisë në një atmosferë festive nën përkujdesjen e Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë” në Ängelholm të Suedisë, u organizua manifestim kulturor me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kolorit të shkëlqyer i dhaneë rinia me veshë kombëtare të prirë nga Ahmet Ahmeti (koreograf), me këngët dhe vallët e tyre. Kurse nga Kosova kishte ardhur këngëtari z. Ylli Demaj si dhe këngëtari në Suedi z. Gazmend Kelmendi dhe Robert Hoti (të gjithë pa pagës).

Për këtë ngjarje historike, mbajtën fjalë Rrahman Rrahmani kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë” në Ängelholm dhe Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Këshilli organizativ i udhëqur me shumë sukses nga kryetari z. Robert Hoti, i cili gjatë fjalës së tij  ngriti atmosferë të jashtëzakonshme, para bashkatdhetarëve kur tha: ”Të gjitha shpenzimet e këtij koncerti të cilat janë grumbulluar deri në këto momente e që pritet që aksioni të vazhdoj edhe më tutje, do të dedikohen për ndërtimin e shtëpisë së z. Qaush Musaj nga Peja, ish ushtar i Ushtrisë Çlrimitare të Kosovës, i cili ka luftuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

Image

Shuma deri në këto momente është grumbulluar 69.636 korona suedeze (në vlerë prej rreth 7.000€) dhe 100 € (mjete këto nga Kosova). Aksioni mbetet i hapur edhe më tutje deri në arritjen e grumbullimit të shumës së nevojshme për ndërtimin e shtëpisë në fjalë.

Mesazhi kryesor nga ky tubim doli:

”Ta duam kombin Shqiptar duke i kontribuar në të gjitha sferat e jetës, kudo që jemi dhe kudo që ndodhemi”.

Për kontribuesit si: Ylli Demaj, Gazmend Kelmendi, Viola Sylaj Rexhaj, Gazmend Shabani, Sylejman Dushica dhe Haradin Osmanaj u ndanë ”MIRËNJOHJE”, nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë” në Ängelholm dhe Këshilli Organizativ.

Manifestimi zgjati deri në orët e vona pas mesnate.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat