Festë madheshtore në Wiesbaden - Bota Sot
Festë madheshtore në Wiesbaden

Diaspora

Festë madheshtore në Wiesbaden

Nga: Neki Lulaj Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 22:43
Kryeatri i Shoqates Humanitare Dardania ne Wiesbaden Haidar Nitaj

Ditën e premtë me 16 shkurt 2018  në Wiesbaden të Hesenit në një atmosferë festive nën përkujdesjen e Shoqatës Humanitare Shqiptare ”Dardania” në Wiesbaden të Gjermanisë, u organizua një manifestim i madh kulturor me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës .

Në foltore doli kryetari i Shoqatës Humanitare „Dardania“ ztr. Hajdar Nitaj ,i cili  të pranishmëve iu drejtua me keto fjalë: Të nderuar bashkatdhetarë shumë të nderuar dhe të respektuar veteranë të UÇK-së, familjarë të tyre, invalid të lufës dhe familjar të dëshmorëve .Të nderuar aktivist të çështjes kombëtare zonja dhe ztr. të respektuar.

Jemi tubuar sonte këtu në Wiesbaden për ta kujtuar një nga datat më të rëndësishme të kombit tonë „Kosova 10 vjet shtet“pra dhjetë vjetorin e shpalljës së pavarësisë te Kosovës pas një robërie një shekullore.Të nderuar të pranishëm nuk mund ti harrojmë asnjëhere perpjekjet e atyre që luftuan rreshturazi për Shqipërinë etnike. Shqiptarët gjithëmonë ishin  shumicë në trojet e veta etnike .Ata të cilët u flijuan për këtë ideal të shenjët kombëtar. Ne nuk kishim shtet as institucione por u përballem me armiqtë e përbetuar të Kosovës tonë, të cilët mendonin se shqiptarët nuk duhet të ekzistonin në trojet e veta të lashta, ndersa neve si komb na etiketonin me lloj lloj epitetesh nacionaliste që ishte fyese dhe poshtëruese.

Viti 1968 është viti i organizimit masovik për të vazhduar me tutje demostratat e studenteve të vitit 1981-1989 e deri në aspektin e organizimit politik  të Lëvizjes së madhe paqësore të drejtuar nga presidenti historik dr. Ibrahim Rugova, formimi i celulave të para të UÇK-së nga Adem Jashari ,Sali Çekaj, Luan Haradinaj, Zahir Pajaziti e shumë e shumë të tjerë,për ngritjën e vetedijës kombëtare për të vazhduar në formë sistematike deri në çlirimin përfundimtarë të Kosovës me 12 Qershor të vitit 1999.

Me këtë akt të madh kombëtarë për të parën herë çlirohën edhe 40 mijë kilometra katror tokë e Shqipërisë etnike. Në qershor të vitit 1999 UÇK-ja e përkrahur nga aleatet e saj mori kontrollën mbi Kosovën dhe me 17 Shkurt të vitit 2008 deputetet e Kuvendit të Kosovës shpallën Kosovën Republikë, shtet sovran dhe të pavarur duke  realizuar kështu një nga synimet shekullore të shqiptarëve. Të nderuar të pranishem tani trojet tona akoma janë të okupuara, le të mbetën territore të ndërgjegjjes së çdo shqiptari ndersa ideali dhe përpjekja e bashkimit kombëtar le te mbetet ideali me i shenjtë në zemrën e çdo shqiptari. Prandaj në këtë 10 vjetor të shpalljës se pavarësisë së Kosovës me moton „Kosova 10 vjet shtet“ nderi më i madh ju takon mijëra djemve dhe vajzave që ranë për liri nga fillimi i shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme si në Kosovë, Iliridë ,e Kosovë lindore.

Të nderuar të pranishem ju falenderoi për pjesëmarrjën tuaj masovike në festën tonë të madhe dhe  të përbashkët në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës zoti ju bekoftë.

Image
Aktivistja e palodhue e çeshtjës kombëtare znj.Donikë Gërvalla

Me pastaj në foltoreu paraqitë Donika Gërvalla e bija e lajmëtarit të lirisë Jusuf Gërvalla, e cila përshendeti të pranishmit ngrohtësisht dhe ju uroi 10 vjetorin e lirisë së Kosovës e cila tha se luftetarët e lirisë nuk u flijuan për këtë liri qe e gëzojmë sot nuk u flijuan për ketë udhëheqesi kaq të dobët dhe kaq të korruptuar. Andaj me këto mekanizama te çala megallomane  me këta kriminel në krye të kupolles së shtetit Kosova nuk mund të  ecën pëpara.

Poeti Neki Lulaj, te pranishmit i përshendeti në emër të LSHAKSH në Gjermani, ku para se t`ua  lexoi një poezi  tha me lejoni t'i kujtojmë së  bashku ca data të historisë; 12 vjetorin e ndarjës nga jeta e Dr. Ibrahim Rugovës, 550 vjetorin e vdekjës së Skënderbeut, 140 vjetorin e Lidhjës së Prizrenit, 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit ,106 vjetorin e Pavarësisë se Shqiperisë,48 vejtorin e themelimit të Universitetit,10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ,artitekt i së cilës ishte mendja e ndritur e Dr. Ibrahim Rugovës dhe pushka e zjarrtë e UÇK-së. Pastaj lexoi:

Është e vështirë ta festojmë këtë dhjetë vjetor lirie

Në një magje e në një sofër me kriminel e barbarë

Si prushnajë me digjet zallishta e shpirtit nga provokime

Plagët i kemi të hapura që nga shekulli i gjatë…..(N.Lulaj)

Image
Poeti Neki Lulaj

Aktivisti zt. Agim Aliçkaj, ftoi që ta marrë fjalën ish deputeti i Bundestagut gjerman zt. Stefan Schwarz mik i madh i shqiptarëve, i cili të pranishmit i përshendeti në gjuhën shqipe çka te zgjoj kurreshtjen që ta degjojnë dhe ta pëcjellin fjalën e tij me shumë vemendje..Ai tha ku ishte Kosova para dhjetë vitesh e ku është sot..?,Dikur filloi një rrugë të mbarë por u ngatrrua me vetvetën. U ngatrruan vlerat dhe u kap shteti nga një band e organizuar kriminelesh të korruptuar. Ata për vetën e tyre krijuan pasuri marramendëse çka nuk e kanë as udhëheqësit e shteteve më të pasura në botë, kurse bijtë e deshmorëve  e invalidet e luftës ngelën në varfërinë më të skajshme. Edhe sot ardhmëria e shtetit është shumë për tu deshiruar, atje akoma nuk e  gjetën zgjidhjen që atë rini shembullore ta motivojnë që të jetojnë rehat në vatrat e veta duke i krijuar perspektivë dhe vende të reja pune. Jo se udhëheqësia e Kosovës synimin e ka te vetpasuria e jo te udhëheqja dhe ndertimi i shtetit. Bile bile, bota po e shiqon me përbuzje Kosovën tonë. Udhëheqësia e Kosovës harruan shumë shpejtë se që dhjetë vite doli nga lufta. Partitë politike atje kurrë nuk e gjeten një modus të qeverisjës se mbarë andaj edhe kjo është një arsye e fortë që populli nuk ka kënaqesi nuk po dijnë me ia shijuar frytet lirisë pas robërisë shekullore. Atje duhet shumë gjera të ndryshohen për të mirë se për ndryshe rruga drejtë Evropës është e gjatë, shumë shumë e gjatë. Ju jeni popull shembullor,ju jeni punëtor të vyer e besnik të fjalës çdo gjë të mirë në këtë botë kam gjet te ju andaj edhe ju dua shumë. Më lejoni që përzemërsisht tu uroi dhjetë vjetorin e Pavarësisë se Kosovës dhe të falenderoj shoqatën Humanitare „Dardania“ në Wiesbaden për këtë organizim shembullor tha në fund te fjalës se tij ztr. Stefan Schwarz.

Dhe në vazhdim  tingujt e melosit të muzikës popullore dhe vallëzimi nga të pranishmit vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit. Të gjitha shpenzimet e këtij koncerti të cilat do të grumbullohen  deri në këto momente e që pritet që aksioni të vazhdoj edhe më tutje, do të dedikohen për ndërtimin e një  shtëpie në  fshatin Korishë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test