Kush është shqiptari i vrarë në Britani - Bota Sot
Kush është shqiptari i vrarë në Britani

Diaspora

Kush është shqiptari i vrarë në Britani

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 08:50
Jozef Boci

Gjashte ditë pasi u dhunua në mënyrë barbare nga të paktën dy persona, Jozef Boci ndërroi jetë të premten në një spital në Londër. 30-vjeçari shqiptar mësohet se jetonte prej vitesh në Britani.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të shqiptarit, krahas mediave britanike, e kanë përcjellë në rrjetet sociale, edhe miq e të njohur të tij. Ata kanë postuar edhe foto nga vendi i ngjarjes, ku kanë vendosur lule e qirinj në nder të 30-vjeçarit.

“R.I.P Jozef Boci. Do të të kujtoj gjithmonë vëlla. I paharruar Jozef Boci… Shpirti N’ Paqe Vlla “, shkruan një mik i tij në rrjetet sociale, teksa poston edhe këtë foto.

Boci pësoi dëmtime të rënda në kokë, pasi u rrah nga disa persona e u godit me sende të forta, në rrugën Greenwich High. Gjithçka, sipas mediave, erdhi pas një sherri mes dy grupeve të ndodhur fillimisht në një lokal aty pranë. Zënka vijoi jashtë në rrugë, ku i riu shqiptar u dhunua për vdekje.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 6 ditë pas kësaj ngjarjeje të rëndë ai ndërroi jetë.

Autoritetet britanike kanë arrestuar 2 persona për vrasjen e Bocit. Ata janë dy të rinj të moshës 20 dhe 21 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test