Zbulohet kush ia vendosi bombën makinës së konsullatës shqiptare në Selanik

Diaspora

Zbulohet kush ia vendosi bombën makinës së konsullatës shqiptare në Selanik

Më: 2 mars 2018 Në ora: 12:01
foto nga vendi i ngjarjes

Me një deklaratë të publikuar orët e fundit, një grup anarkistësh ka marrë përsipër përgjegjësinë ndaj sulmit të automjetit personal të oficerit të kontaktit të Konsullatës së Shqipërisë në Selanik, Renaldo Ndoni, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës së kaluar, raporton T.ch.
Për këtë fakt është lajmëruar nga autoritetet policore të qytetit edhe Konsullata shqiptare.
Sipas njoftimit, akti i vendosjes së një mase shpërthyese në automjetin me targa diplomatike CD 54-15 është kryer në shenjë solidaritetit ndaj grevës së urisë që ka shpallur i burgosuri anarkist, Kostas Jatzoglou.
Bëhet fjalë për 29-vjeçarin e arrestuar me akuzën që ka vendosur një pako bombe në makinën e ish-kryeministrit grek, Lukas Papadhimos, e cila pas shpërthimit ka shkaktuar edhe plagosjen e tij. Jatzoglou ndodhet në ditën e nëntë të grevës së urisë,
Prej disa ditësh janë arrestuar disa persona në Athinë dhe Selanik të lidhur me sulme të marra përsipër nga grupi “Anarkistët- Anarkistët”. Madje, pas një sulmi ndaj një grupi të policëve të forcave të ndërhyrjes së shpejtë në mëngjesin e së enjtes, anarkistët kane paralajmëruar se do të derdhet gjak nëse i burgosuri Jatzoglou do të humbasë jetën.
Pavarësisht marrjes së përgjegjësisë për sulmin ndaj automjetit të zyrtarit shqiptar organet policore kanë deklaruar se hetimi për gjetjen e autorëve vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat