Zhgënjimi i kampiones, Begaj: Të gjitha medaljet të pastra. Më vranë për së gjalli

Diaspora

Zhgënjimi i kampiones, Begaj: Të gjitha medaljet të pastra. Më vranë për së gjalli

Më: 2 mars 2018 Në ora: 12:50
Romela Begaj

Ka puthur Kuranin dhe është betuar para tij dhe flamurit shqiptar, si dhe për dy njerëzit e vet më të shtrenjtë se është e pastër.

Në një konferencë për median pasi dhe testi B për antidoping rezultoi pozitiv, Romela Begaj e bidnur thotë se është e pastër. Se ndaj saj po i bëhet padrejtësi por se drejtësisë nuk mund ti shkojë deri në fund e vetme pa ndihmën e shtetit i cili sot e ka braktisur.

Zhgenjimi

Romela Begaj: "Jemi vend i botës së tretë, më vjen keq që kam lindur në një vend që shtet nuk ka. Në ditët e ftohta me çizme unë isha krenaria, sot unë jam harruar nuk jam më. Unë punën time e bëra, medaljet Shqipërisë ia solla, kam harxhuar rininë që nuk blihet me lekë.  Nëse do të isha amerikane unë do të isha me ato medalje në qafë. 

Nuk kam prekur asnjë substancë dopingu. Të gjitha medaljet e Shqipërisë i kam të pastra. Nuk i trembem askujt. Unë jam sportiste. Nuk kam frikë të përballem me garën në cdo vend por ama duhet dhe ndihma. Kemi derdh gjak për këtë flamur. Ky është skandal. Të gjithë bota i mbron sportistët e tij.  

Por a ka pasur mbeshtetje nga shteti Romela?

Romela Begaj: Nëse do kishte mbështetje do i kisha shkuar deri në fund jo mua si Romele. Se une medaljet i solla ne Shqiperi por per këtë flamur që kemi derdh gjak.  Mua më kanë vrarë për së gjalli. 

Por çfarë ka ndodhur?

Romela Begaj: "Unë mora medalje. Më vjen keq që jemi bota e tretë dhe kam mundur botën e parë. Jam e pastër. Jam e gatshme dhe i them çdo kujt të vijë të më marrë e t'i nënshtrohem çdo lloj analize. Nuk i trembem askujt.  Kam 13 vjet në sport dhe të gjitha medaljet i kam të pastra. 

Deklaroi se po e akuzojnë pa prova dhe eshte gati ti nenshtrohet cdo lloj verifikimi

Romela Begaj: "Mos merrni pjesë në krim.  Unë jam këtu, gati për çdo verifikim. Jam kampionia e botës, shqiptare sportiste që kam mundur një botë me pastërti. Askënd dhe në asnje shtet nuk kam frike. Edhe në 12 të natës të çohem prapë do ti mund”. 

Por a do i shkoje deri ne fund?

Romela Begaj: Nuk kam mundësi financiare ti shkoj deri në fund. Një herë shkova vetë dhe asksuh nuk erdhi nga prapa të paktën të pyesë çfarë ndodhi. Jam gati të shkojmë në gjyq të ballafaqohemi por unë s'kam mundësi financiare.   

Megjithë sfidat që ka përpara thotë: "Jeta ime është në sport. Unë nuk heq dorë nga sporti" 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat