U kapën teksa hanin në Fast Food, afrikanët masakrojnë me thikë shqiptarin - Bota Sot
U kapën teksa hanin në Fast Food, afrikanët masakrojnë me thikë shqiptarin

Diaspora

U kapën teksa hanin në Fast Food, afrikanët masakrojnë me thikë shqiptarin

Më: 3 mars 2018 Në ora: 18:38
Autoret

Një i ri shqiptar i cili ishte duke pirë kafe në një lokal në Itali është përplasur me disa afrikanë, që e kanë sulmuar vetëm sepse po shikoheshin.

Ata kanë qenë duke ngrënë brenda lokalit fast food, kur dy egjiptianët janë kapur me shqiptarin dhe kanë filluar ta ngacmojnë. Menaxheri i lokalit u ka kërkuar të pushojnë e të dalin jashtë pasi po e bezdisnin klientin, duke i nxjerrë më vonë jashtë.

Por kaq ka mjaftuar që situata të acarohej edhe më shumë duke bërë që dy afrikanët të prisnin jashtë fast food-it deri sa doli shqiptari.

Kur ai doli ata e sulmuan me grushta dhe shqelma dhe më vonë e gjuajtën me thikë dhe mjete të tjera mprehëse duke e lënë përtokë në një pellg me gjak.

Ngjarja ndodhi në 2 dhjetor të vitit të kaluar por vetëm ditën e djeshme u kapën dy autorët të identifikuar si Abanoub Safwat Moaëad Attia, 21 vjeç, dhe Mohamed Farah Abdelghany Mostafa, 22 vjeç. Ata u zbuluan nga kamerat e sigurisë.

Shqiptari i paidentifikuar ka arritur të shpëtojë ndonëse gjendja e tij ishte kritike për jetën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test