Shqiptari aksidenton nënë e bijë, ia mbath me makinën e vjedhur, por pendohet: Unë i vrava!

Diaspora

Shqiptari aksidenton nënë e bijë, ia mbath me makinën e vjedhur, por pendohet: Unë i vrava!

Më: 4 mars 2018 Në ora: 10:22
Ilustrim

“Unë isha ai që i vrau ato”. Kështu është shprehur në një 43-vjeçar shqiptar që të enjten në mbrëmje në Lacchiarella (Milano), teksa drejtonte një makinë të vjedhur, kishte shkaktuar një aksident në të cilin humbi jetën një zonjë 73 vjeçe dhe mbeti e plagosur vajza e saj 45 vjeçare. Kur u kthye në Komisariat i penduar ai kishte kujtuar se i kishte vrarë të dyja.

Shqiptari me precedent penalë, për vjedhjen e makinave, është vetëdorëzuar rreth mesditës dhe në polici, i shoqëruar nga avokati i tij në stacionin policor Assago (Milan).

Menjëherë pas ngjarjes ai iku, duke i lënë nene e bijë në rrugë. E moshuara humbi jeten pak minuta pas aksidentit, teksa vajza e saj 45 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë.

“Unë kisha frikë, ndaj u largova”, tha shqiptari për karabinierët e Assago.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat