Ekzekutohet me 5 plumba shqiptari në Greqi, dokumentet e dyshimta që i gjeti policia

Diaspora

Ekzekutohet me 5 plumba shqiptari në Greqi, dokumentet e dyshimta që i gjeti policia

Më: 8 mars 2018 Në ora: 20:17
Foto ilustruese

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari 36-vjeçar në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Artemida në rajonin e Atikës ditën e dielë.

Shqiptari u qëllua me pesë plumba në një rrugicë pranë varrezave, raportojnë mediat greke.

Por vetem sot eshte arritur te identifikohet nga autoritetet greke shqiptari, pavaresisht se emri i tij nuk është bere publik ne media.

Mesohet se ditën e vrasjes atij iu gjet ne rroba një kartë identiteti e falsifikuar. Aty ai kishte emër grek por fotografia e shqiptarit nuk korrenspondonte me emrin e shkruar aty.

Ky emer mesohet se i përkiste një shtetasi grek nga zona e Holargos.

Shqiptari ndërroi jetë në spital. Autoritetet janë duke hetuar për të identifikuar autorët e vrasjes dhe për të zbardhur shkaqet e këtij krimi.

Paraprakisht thuhet se krimi ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat