Transportonin drogë me çanta, arrestohen dy shqiptarë në Igumenicë

Diaspora

Transportonin drogë me çanta, arrestohen dy shqiptarë në Igumenicë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 17:35
Transportonin drogë me çanta

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë në Igumenicë të Greqisë, pasi janë kapur me dy çanta me drogë. Operacioni është zhvilluar në Kestrinë shumë pranë kufirit shqiptaro – grek kurse në pranga kanë përfunduar dy shtetas dhe ata janë Erjol Rrushi 24 vjeç banues në Gjirokastër dhe Asllan Kostrosi 22 vjeç banues në Gjirokastër.

Dy shqiptarët janë arrestuar, pasi ishin duke transportuar në këmbë dy çanta që kishin brenda 14 pako me 27 kilogramë e 640 gramë marijuanë. Policia greke është duke vijuar hetimet, nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat