Tragjedi në Itali, një shqiptare humb jetën - Bota Sot
Tragjedi në Itali, një shqiptare humb jetën

Diaspora

E diel, 21 tetor 2018

Tragjedi në Itali, një shqiptare humb jetën

Më: 10 mars 2018 Në ora: 14:49
Itali

Një grua e re shqiptare, 38 vjeçe është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në zonën e Legnano në Itali. ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:00, në zonën pranë kampit sportiv të Canegrates, Legnano.

Nga të dhënat e para, zbulimi i gruas së vdekur është bërë pasi njerëzit e saj nuk kishin komunikuar me të, duke kërkuar ndihmën e policisë për të hapur portën.

Menjëherë në zonë kanë mbërritur policia dhe ambulancat. Policia ka hapur derën dhe ka gjetur gruan të shtrirë në dysheme.

Edhe pse ndihma e shpejtë ka qenë aty dhe ka ndërhyrë, nuk ka ishte e mundur që ajo të shpëtonte, kishte disa orë që kishte vdekur.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë dhe po ndjek dy pista, atë të vetëvrasjes dhe të vdekjes natyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test