Shuhet mërgimtari i parë në tokën daneze Abdylmexhit Jusufi nga Nerashti

Diaspora

Shuhet mërgimtari i parë në tokën daneze Abdylmexhit Jusufi nga Nerashti

Më: 24 mars 2018 Në ora: 17:39
Abdylmexhit Jusufi

Të martën me datë 20 Mars 2018 në një nga spitalet e Kopenhagës, në moshën 82 vjeçare u nda nga jeta bashkëatdhetari Abdylmexhit Jusufi. Baca njihej në mesin e komunitetit shqiptar si Shqiptari i parë i migruar nga vendlindja në tokën daneze në vitin 1965.

Në fund të viteve 60-ta dhe fillimi i viteve të 70-ta, ku migrimi i shqiptarëve nga trojat tona ishte masive, Baca Abdylmexhit si njeri me përvoje i cili ishte i pari që kishte shkelë në tokën daneze, ai me gjithë kaçikun e tij i ndihmoi bashkëvendasit që vinin nga vendlindja në ato kohëra, si për t`u gjetur strehe, punë dhe çdo lloj nevojë që të kishin për t`u përshtatur sistemit danez.

Andaj me 23 Mars 2018, me nderime të larta dhe me dhimbje të madhe, komuniteti shqiptar i Danimarkës, kufomën e pa jetë të Bacës e përcolli për në vendlindje, ku ceremonia e varrimit apo lamtumira e fundit është bërë më 24 Mars, ditë e Shtunë në fshatin e lindjes së tij Nerasht te Tetoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat