U qëllua nga policia italiane pas vjedhjes së mjetit, dy ndihmësit e shqiptarit ishin familjarë të tij

Diaspora

U qëllua nga policia italiane pas vjedhjes së mjetit, dy ndihmësit e shqiptarit ishin familjarë të tij

Më: 6 prill 2018 Në ora: 09:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të tjera detaje ka në dalë në dritë për 42 vjeçarin që u qëllua për vdekje nga policia italiane gjatë ndjekjes së tij pasi kishte vjedhur nja makinë tip “Fiat Corma”.

Mediat italiane shkruajnë se ka përfunduar autopsia e trupit të shqiptarit të identifikuar me inicialet T.J, por rezultati pritet të dalë këtë fundjavë.

Po ashtu bëjnë me dije se janë identifikuar edhe dy shoqëruesit e tij në makinë të cilët kanë qenë vëllai i tij me banim në Campania dhe motra e tij me banim në Toscana.

Të dy bashkëpunëtorët janë ende në kërkim bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Shqiptari i cili ndërroi jetë pas plagëve të marra, nuk kishte precedentë penalë të mëparshëm.

Ai u qëllua pas ndjekjes në autostradë pasi vodhi së bashku me dy familjarët një mjet dhe tentoi t’i shpëtonte karabinierëve duke bërë një lëvizje të dyshimtë.

Ngjarja po hetohet nëse ishte kjo një goditje aksidentale nga karabinierët, pasi sipas tyre ata nuk e kishin kuptuar se shqiptari kishte marrë goditje deri sa ky i fundit pasi ndaloi në një paking u rrëzua në tokë pa ndjenja. Shqiptari mësohet se ka në Shqipëri familjen e tij, 3 fëmijë dhe bashkëshorten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat