Tragjike në Itali, shqiptari përplaset për vdekje nga një kamion - Bota Sot
Tragjike në Itali, shqiptari përplaset për vdekje nga një kamion

Diaspora

Tragjike në Itali, shqiptari përplaset për vdekje nga një kamion

Më: 7 prill 2018 Në ora: 17:02
Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion.

Mediat italiane, raportojnë se shqiptari është i moshës 52-vjeç, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Ngjarja e rëndë është shënuar në rrugën Boffalora-Malpensa, ku shqiptari ka qenë duke ecur në rrugë, ndërsa është përplasur nga një kamion, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme atij.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test