Në gazetën “Bota sot” të botohet faqja për fëmijë

Diaspora

Në gazetën “Bota sot” të botohet faqja për fëmijë

Nga: Skënder Karaçica Më: 10 prill 2018 Në ora: 15:22
Skënder Karaçica

Në këto vite gazeta e përditshme,,Bota Sot,,ishte një zë i fuqishëm i lajmit shqip për ngjarjet në atdhe dhe nga bota.Kjo e përditshme në kohën e regjimit serb në Kosovë dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, u bë krah i fortë i lëvizjes kombëtare në Kosovë përmes lajmit që nisej gjithandej për lexuesit që,si thuhet me zhargonin e kodeve të gazetarisë,një popull i informuar nuk vdes kurrë.

Gazeta,,Bota Sot,,me lajmin shqip edhe këndej detit në Amerikën e largët,bëhet lajmëtarja e parë se çfarë të reja na vijnë nga atdheu dhe çfarë po ndodh rreth nesh dhe në botë.Me këtë gazetë të përditshme dhe me portalin e pasur me një redaktim profesional,lajmi shqip pjesë jona e kohës në mërgim në Amerikë dhe më gjerë dhe,sikur  e kemi paksa më të lehtë udhët tona të mallit,të lotëve,të ëndrrave të diasporës shqiptare  që edhe sot të jetë aktive për çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan.

Në faqet e gazetës,,Bota Sot,,ka ardhë koha që të botohet (,,Bota sot për fëmijë,,) rubrikë e re në të cilën do të botohej krijimtaria letrare,aktivitetet në shkollat në diasporë,portrete,historia dhe gjeografia kombëtare shqiptare dhe këndi për gjuhën shqipe etjerë.

Për këtë propozim mendojmë që Readaksia do të mirëpret dhe në faqet e kësaj gazete të përditshme njëherë në javë të botohet (faqja për fëmijë)që tash sa vjet ka munguar në gazetën më të lexuar në Kosovë dhe në diasporën shqiptare nëpër botë dhe Amerikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat