Gjenevë: UPSH- me rastin e fitimit të çmimit të frankofonisë, organizoi pritje të ngrohtë për miqtë e tij shumtë

Diaspora

Gjenevë: UPSH- me rastin e fitimit të çmimit të frankofonisë, organizoi pritje të ngrohtë për miqtë e tij shumtë

Më: 15 prill 2018 Në ora: 12:26
Gjenevë

Ditë më parë Grupi i Ambasadorëve frankofon, i akredituar në Bernë të Zvicrës, ka nderuar me çmimin e më të mirit Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës.

Këtij çmimi  i shtohet edhe më tepër  vlera kur dihet se në konkurrencë ishe dhe Salloni Ndërkombëtar i librit në Gjenevë,i cili është nga më të njohurit në botë ,menjëherë pas atij të Frankfurtit në Gjermani.

Ky sukses i jashtëzakonshëm u shënua  me një soleminiteti të madh ,ku merrnin pjesë personalitete të shquara të Parlamentit të Zvicrës ,dhe të kantonit të Gjenevës 

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe Ambasadori Fuqiplotë i Vietnamit, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Ai u paraqit edhe  me një fjalë rasti,ku përgëzoi UPSH-në për këtë arritje të lartë. Pastaj mysafirëve që kishin mbushur përplot amfiteatrin iu drejtua edhe zoti Manuele Tornare,president i këtij institucioni. Ai tha se ky sukses të gjithëve na bënë krenar,sepse është rezultat i një pune të shkëlqyer ekipore.

Natyrisht që barra kryesore në organizimin e aktiviteteve i ka rënë drejtoreshës Albana Krasniqi-Malaj,e cila  çdoherë tregohet e përpiktë në punën e saj. Por, ky organizim si fryt ka edhe këtë çmim  të rëndësishëm ç’do të na motivojë edhe për suksese të tjera tha Tornare.

Fjala iu dha edhe z. Ueli Leuenberger,mik i dëshmuar i komunitetit shqiptar dhe themelues i këtij Universiteti. Ai,tha se nuk mund të fsheh gëzimin e tij për këtë arritje të jashtëzakonshme.

Sipas tij ,dy dhjetëvjeçar të  plotë UPSH-ja  ndihmoi integrimin jo vetëm të shqiptarëve por të të gjithë të ikurve  nga  konfliktet e  armatosura dhe përndjekjet politike në ish- Jugosllavi,Irak,Siri e vende të tjera të botës, ku vërtetohet se ka shkelje serioze të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Gjithashtu nëpërmjet kurseve të ndryshme u bë aftësimi i shumë të rinjve në fushën e Informatikës, Riparimit të pajisjeve elektrike, dhe në Gastronomi.

Në kuadër të sektorit të Linguistikës u organizuan kurse të rregullta në frëngjisht, anglisht e gjuhë të tjera. Duke qenë kështu thotë Leuenberger,me të drejtë mund të konstatoj që UPSH- ja e Gjenevës, plotësisht arsyetoi misionin e vet.

Ndërkaq diskutuesi tjetër i radhës zoti Pierre Moudet, Ministër i Punëve të Brendshme i kantonit të Gjenevës,i njohur si bashkëpunues me të gjitha komunitetet dhe vlerësues i  kulturave  të tyre, me fjalë të përzgjedhura përgëzon shqiptarët për integrimin e suksesshëm në institucionet e Zvicrës, posaçërisht në ato të Gjenevës.

Ai thotë: ”Nga kontaktet e mia të drejtëpërdrejta me shqiptarët ,e veçanërisht me ata të lindur dhe të arsimuar në Zvicër,kam vërejtur integrim të mirëfilltë, cili bënë që ata mos të dallohen me hiçgjë,nga ne që jemi këtu dembabadem.

Në mesin e diplomatëve të shumtë dhe të personaliteteve të tjera ishin edhe Ambasadori i Shqipërisë në Bernë z.Ilir Gjoni,z. Rafet Hajdari,ushtrues i detyrës së Ambasadorit nga Republika e Maqedonisë,po ashtu në Bernë, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjenevë, z.Ramadan Avdiu

Pjesëmarrësit e këtij manifestimi me interpretim të shkëlqyer këngësh në  shqip dhe frëngjisht i kënaqi Elina Duni,e cila tanimë është e njohur në të gjitha skenat e Zvicrës dhe të Evropës, më jazz- in e saj të specializuar e të veçantë.

Pjesën artistike të programit e plotësoi edhe violinisti i talentuar Edmond Basha,i cili për dashamirësit e muzikës klasike prezantoi fragmente nga veprat e kompozitorëve me famë botërore.

Në fund  Albana Krasniqi-Malaj,drejtoreshë e UPSH-së falenderoi të gjithë për kontributin dhe ndihmën e dhënë.  Me ç’ rast  më të merituarve në shenjë mirënjohje për punën u ndau dhe buqeta lulesh. 

Edhe kësaj radhe u ruajt tradita  e mikpritjes si një nga vlerat tona më të çmuara. Secili mysafir pati mundësinë e shijimit të ushqimeve të shumëllojshme ,përgatitur enkas për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore. Në ndarje të gjithë falenderuan UPSH-në si organizatore të kësaj ceremonie mjaft mbresëlënëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat