Itali, i riu shqiptar vdes tragjikisht në aksident

Diaspora

Itali, i riu shqiptar vdes tragjikisht në aksident

Më: 4 maj 2018 Në ora: 20:07
Pamje nga aksidenti

Një 21-vjeçar shqiptar me banim në komunën Mozzecane të Italisë ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Media lokale “La Voce di Mantova” raporton se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Marengo a Goito”, si pasojë e një aksidenti rrugor, ku viktimë mbeti drejtuesi i mjetit, shtetasi shqiptar ende i paidentifikuar. 

Shqiptari po shkonte në punë me makinën tip “Peugeot 206” me targë “DA 012 DX”, por dyshohet se ka humbur kontrollin në një pjesë të drejtë rruge. 

Makina përfundoi anë rrugës para se të rrotullohej disa herë. 

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat