Sukseset e korçarëve në Shepparton, i konsideruar si kryeqyteti i shqiptarëve në Australi

Diaspora

Sukseset e korçarëve në Shepparton, i konsideruar si kryeqyteti i shqiptarëve në Australi

Më: 6 maj 2018 Në ora: 17:55
Majko në Australi

Në qytetin e Shepparton, i konsideruar si kryeqyteti i shqiptarëve në Australi, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko u takua me përfaqësues të suksesshëm të disaporës.

Në qytetin e njohur për popullsinë shumëkombëshe, emigrantët shqiptarë janë mes grupeve të para që janë vendosur atje, plot 100 vite më parë.

Në Shepparton të Viktorias jetojnë tani rreth 3000 shqiptarë, të cilët janë pjesë e një prej komuniteteve më të forta dhe të vjetra shqiptare në Australi.

Gjatë takimit me Ministrin e Shtetit për Diasporën, përfaqësuesit e komunitetit folën për përpjekjet e tyre për ruajtjen gjuhës dhe trashëgimisë kulturore, duke ngritur xhaminë e parë në shtetin e Viktorias dhe duke organizuar aktivitete të ndryshme. Historinë e tyre, shqiptarët e Shepparton, e kanë përmbledhur në librin e quajtur “Kurbeti”, një kopje të të cilit ia dhuruan Majko.

Ministri përgëzoi bashkëkombasit për unitetin e tyre, sukseset e arritura në shtetin pritës dhe vullnetin për të ruajtur të gjallë identitetin edhe pas kaq shumë vitesh.

Shqiptarët që jetojnë në Shepparton janë kryesisht nga Korça dhe shumë prej tyre janë afirmuar në industrinë e fruta-perimeve, duke ndërtuar edhe ferma të vogla.

Gjatë qëndrimit në Shepparton, Majko vizitoi disa prej bizneseve të suksesshme të shqiptarëve atje, të tilla si “Selman Bros. Transport”, i themeluar 40 vite më parë nga vëllezër Devollinj, të ardhur para luftës së dytë botërore.

“Valley Star” është një tjetër sipërmarrje e suksesshme shqiptarësh nga Voskopoja, që merret me paketimin e frutave dhe perimeve. Ministri vizitoi gjithashtu ambjintet e fermës “Gëzim Sherolli” dhe të sipërmarrjes së familjes Bello, po nga Korça.

Me pas zMajko ndaloi tek xhamia e parë shqiptare në Shepparton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat