Italia, NATO-s: Arta, Preveza, Suli, e deri në Kostur banohen nga shqiptarët - Bota Sot
Italia, NATO-s: Arta, Preveza, Suli, e deri në Kostur banohen nga shqiptarët

Diaspora

E shtunë, 20 tetor 2018

Italia, NATO-s: Arta, Preveza, Suli, e deri në Kostur banohen nga shqiptarët

Nga: Arben Llalla Më: 10 maj 2018 Në ora: 14:22
Kopertina e librit

Është shkruar vite më parë për një raport i Italisë drejtuar NATO-s në vitin 1960, ku qytetet Preveza, Suli, Filipias, Parga, Paramithia, Konica, Janina, Pogoni, Kosturi, Follorina, e kështu me radhë janë toka shqiptare që banohen nga 2/3 të popullsisë etnike shqiptare. Raporti i Italisë drejtuar NATO-s u pasqyrua në gazetat greke në fillim të vitit 1960 dhe më tej pati një reagim të ashpër nga ministri i jashtëm i Greqisë, Evangjelios Averof, i cili ishte vlleh me rrënjë nga fshati Meçovë i krahinës së Pindit. Ai i kërkoi qeverisë italiane ta anullonte menjëherë raportin dhe të jepte shpjegime të plota, madje të kërkonte ndjesë.

Ambasada italiane në Athinë bëri të qartë në një reagim paraprak që raporti nuk pasqyronte pikëpamjet e qeverisë italiane dhe se ky hetim i plotë ishte bërë me porosi. Raporti italian u konsiderua i pasaktë, i papranueshëm dhe anti-grek. Qeveria italiane u akuzua se ambasada e saj ka shpërndarë një njoftim në gjuhën shqipe, shoqëruar me një hartë të Shqipërisë së Madhe. Në shumë qytete të Greqisë u zhvilluan tubime anti-italiane.

Ne po sjellim faksimile e dy gazetave greke “Iperiotikos Agon” dhe “Eleftheria” e majit 1960, ku pasqyrohen reagimet e Greqisë për raportin e Italisë drejtuar NATO-s që vendbanimet në fjalë janë toka shqiptare.

Ky raport i Italisë krijoi acarime pa precedent me Greqinë, pra dy vende anëtare të Paktit të Atlantikut të Veriut ishin futur në sherr për çështjen e tokave shqiptare në Çamëri dhe në pjesën e Greqisë së Veriut.

Britaniku Ouen Pirsën në librin e tij (Owen Pearson) në librin “Albania as dictatorship and democracy, London, New York 2006, shkruan: “Në maj të vitit 1960, Greqia i dërgoi një protestë të fortë qeverisë italiane ndaj një raporti zyrtar “tejet tendencioz” mbi Shqipërinë, që ishte dërguar nga Shtabi i përgjithshëm italian i mbrojtjes dhe i qarkulluar mes komandave të tjera të NATO-s në selinë supreme, atë kohë, në Paris. Fragmente nga raporti italian u botuan në shtypin grek më 29 maj 1960 dhe që u konfirmuan nga burime zyrtare.”

Kjo tronditi thellë dhe befasoi qeverinë greke, e cila asnjëherë nuk kishte hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj të ashtuquajturit “Epiri i Veriut”, pra Shqipëria e Jugut.

Raporti, duke folur mbi përbërjen etnologjike të kombit shqiptar, vëren se qytetet epirote të Janinës, Prevezës, Kosturit, Pargës, Konicës e të tjerë ndodhen në Shqipërinë e Jugut, dhe se dy të tretat e popullsisë së Epirit përbëhen nga shqiptarë etnikë “që formojnë elementët më të mirë të zonës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test