Tmerr në Greqi, shqiptarja mbyt foshnjën dhe e hedh në koshin e plehrave - Bota Sot
Tmerr në Greqi, shqiptarja mbyt foshnjën dhe e hedh në koshin e plehrave

Diaspora

E diel, 21 tetor 2018

Tmerr në Greqi, shqiptarja mbyt foshnjën dhe e hedh në koshin e plehrave

Më: 14 maj 2018 Në ora: 15:19
Greqi

Një 19 vjeçare shqiptare dhe nëna e saj, 54 vjeçare, janë arrestuar nën akuzën se pasi kanë mbytur të porsalindurin e kanë flakur në koshat e mbeturinave në Petropulis në verilindje të Athinës,

Ato e kanë pranuar krimin.

Vajza kishte pasur një marrëdhënie me një djalë me të cilin ishte ndarë dhe nuk i kishte treguar për shtatzëninë.

As nëna e saj nuk kishte kuptuar herët shtatzëninë e vajzës. 

Në ditën e lindjes, adoleshentja nuk ka shkuar në spital por ka lindur në shtëpi me ndihmën e të ëmës.

Në vend që ta merrte në krahë, adoleshentja ka mbytur të voglin duke i mbyllur gojën që të mos qante dhe e ka mbytur me duar, shkruajnë mediat greke.

Më pas i vogli u hodh në një qese të zezë dhe u hodh në koshin e plehrave.

Ditën tjetër, 26 shkurt kufoma e të porsalindurit u zbulua rastësisht. Nisën hetimet për të zbuluar se kush mund të kishte kryer atë krim të tmerrshëm.

Rezultatet e analizës së ADN-së të cilat dolën pikërisht dje, në ditën e mamasë, zbuluan se i kujt ishte fëmija dhe më pas adoleshentja dhe nëna e saj  u arrestuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test