Shaqir Salihu : Nji urim i plotë i 75 vjetorit të shërbimit shqip të “Zëri i Amerikës” - Bota Sot
Shaqir Salihu : Nji urim i plotë i 75 vjetorit të shërbimit shqip të “Zëri i Amerikës”

Diaspora

E shtunë, 20 tetor 2018

Shaqir Salihu : Nji urim i plotë i 75 vjetorit të shërbimit shqip të “Zëri i Amerikës”

Nga: Beqir Sina- New York Më: 15 maj 2018 Në ora: 06:08
Shaqir Salihu

WASHINGTON D.C: Shaqir Salihu, ose si u pëlqen gazetarve t'a thërrasin atë : “Zëri emblematik i Zërit të Amerikës" nga Uashingtoni”, i cili për më shumë se tri dekada shërbeu në seksionin shqip si gazetar i “Zëri Amerikës”, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, më rastin e 75 vjetorit të shërbimit shqip të “Zëri i Amerikës”, përveç një urimi për datëlindjen ka edhe një kritik mjaft miqësore.

Duke sugjeruar se në këtë përvjetor të 75-të të shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës, le të kujtojmë themeluesin dhe drejtuesin e parë Nelo Drizari, thotë ai ndërsa shtonë :

“Ishte ai që hodhi themelet e këtij shërbimi në një kohë të vështirë siç ishte ajo e Luftës së Dytë Botërore. Fatkeqësisht, Nelo Drizari, nuk ka marrë dhe nuk merr vëmendjen e duhur duke mos u përmendur asgjëkundi. Por veç Nelo Drizarit le të kujtojmë edhe gazetarë e drejtues të tjerë të shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës, ndër vite si Joseph Paskal apo Talat Karagjozi. Le të shprehim mirënjohje dhe përulje para punës së tyre dhe të mos përqendrohemi vetëm tek një periudhë e caktuar e këtij shërbimi, e cila siç e kam treguar edhe në librin tim Rrëfime lirie, është shoqëruar me mjaft momente të errëta, përveç arritjeve.” është shprehur Shaqir Salihu.

Ai që qendronë me mendje dhe zemër te Zëri i Amerikës, teksa përzemësisht edhe përcjell urimin e ngrohtë të kësaj datëlindje : “Urime Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe! Festoftë edhe shumë 75-vjetorë të tjerë!”

Shaqir Salihu, ndërsa tash pas moshës 75 vjeçare, është me një status tjetër, atë të veprimtarit patriot e atdhedashës, është i kudo-ndodhur në veprimtaritë e komunitetit shqiptarë, në Washington dhe New York, dhe kudo që mblidhen shqiptarët.

Ai ka shkruar edhe një libër autobiografik, me titull :“Rrëfime lirie: Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës” një libër ky që i ka të gjitha, kan thënë kritikët.

"Libër, që është një histori personale. Është roman. Është poezi. Ka dramë dhe romancë; ka luftë dhe paqe; ka pranga dhe liri; ka intrigë dhe çiltërsi. Ka gjak; Ka lot dhimbjeje dhe lot gëzimi" do të shkruante Kultplus.

Shaqir Salihu, e filloi punën në Zërin e Amerikës, në fillim të viteve ‘80-ta, pasi kishte ardhur në Amerikë, si refugjat politik nga Kosova.

Ndërsa, doli në pension pas një karriere të pasur 30 vjeçare në Zërin e Amerikës.

Mirëpo, duket që ende Shaqir Salihu nuk ka ikur nga Zëri i Amerikës, jo vetem sepse i biri, Ilir Salihu, punon prej disa vitesh në departamentin e teknikës dhe shpesh i takon të punojë edhe për programin Ditari, si producent, por se ai me zemer është çdo ditë me kolegët e tij çdo ditë është me Zërin e Amerikës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test