E rëndë në Itali, shqiptari ther me thikë bashkëshorten në sy të djalit

Diaspora

E rëndë në Itali, shqiptari ther me thikë bashkëshorten në sy të djalit

Më: 27 maj 2018 Në ora: 22:09
Itali: Carabinieri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 57-vjecar ka vrarë me thikë gruan e tij në sy të djalit të tyre 17-vjecar.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në katin e parë të një pallati në Piaçenca të Italisë, ndërsa shqiptari ka qëlluar tre herë në fyt gruan e tij 52-vjecare.

Krimi ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit në guxhinë, ku burri ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar gruan e tij në sy të djalit të tyre, raportojnë mediat italiane.

Djali telefonoi policinë, ndërsa shqiptari u vetëdorëzua disa çaste pas krimit në stacionin policor të Piaçencës. Nuk dihen ende identiteti i viktimës dhe autorit, por çifti kishte pasur shumë grindje kohët e fundit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat